Frutat, pėrdorimi i tyre dhe efektet kuruese

Frutat, pėrdorimi i tyre dhe efektet kuruese

Publikuar mė 2013-05-19

1. Pjeshka Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren gjethet, lulet, frutat dhe farat e pjeshkės. Tė gjitha pjesėt e bimės kanė shije tė hidhur, sepse pėrmbajnė acid cianhidrik dhe duhet kujdes i posaēėm. Frutat pėrdoren tė freskėta dhe tė pėrpunuara. Ato kanė vlera tė larta ushqyese e kuruese; pėrmbajnė rreth 10 pėr qind sheqerna, acide organike, pektinė, vitaminė C dhe R me shumicė, sasi tė pakta provitaminė A, vitaminė B1, B2, PP, kripėra minerale, lėndė aromatike etj. Pjeshka kėshillohet tė pėrdoret gjatė tre muajve tė parė tė shtatzėnisė sepse ndikon krijon njė lėkurė tė shėndetshme tė fėmijės dhe zhvillimin e tij, Lulet e pjeshkės kanė veti tonike dhe rrudhėse dhe pėrdoren nė formė ēaji. Lulet e thara e tė kthyera nė formė pluhuri, rekomandohen kundėr kolitit, dhimbjeve tė barkut, rrjedhjes sė tė bardhave, kundėr hemorragjive dhe komoroideve. Gjithashtu, nė formė gargare pėrdoren pėr kurimin e bajameve dhe mishrave tė dhėmbėve qė janė acaruar. Lėngu i frutave (i thelpinjve) tė pjeshkės, me pamjen e qumėshtit, ėshtė pėrdorur prej kohe kundėr sėmundjeve tė zorrėve dhe tė stomakut.

2.Shega Nė mjekėsinė popullore pėrdoren frutat dhe lėvozhgat e tyre, lulet, farat, rrėnjėt dhe lėvorja e degėve dhe e rrėnjėve, e cila ka shije tė athėt dhe erė. Shega me farat e saj tė kuqe si rubin ėshtė njė frut i shijshėm por edhe shumė i vlefshėm pėr organizmin e njeriut. Ajo ėshtė konsideruar si frut i fertilitetit. Lėngu i shegės pėrmban mesatarisht 12 pėr qind sheqer, acide organike, pektinė, vitaminė C etj. Lėngu dhe vaji i nxjerrė nga farat e shegės ėshtė njė antioksidant i fuqishėm. Vetėm 30 minuta pas marrjes sė lėngut tė shegės aktiviteti ynė rritet me 32 pėr qind. Lėngu i shegės shuan etjen, nxit oreksin dhe pėrmirėson tretjen e ushqimeve. Ai pėrdoret me sukses nė sėmundjet e stomakut dhe tė zorrėve, ėshtė freskues dhe mėnjanon helmet e organizmit. Lėngu i shegės jep rezultate nė luftimin e parazitėve qė zhvillohen nė zorrė. Lulet e shegės pėrmbajnė taninė dhe kanė veti rrudhėse e tonike; ato rekomandohen nė dhimbjet e barkut, nė hemorragji, nė hemorroidet, si dhe pėr gargara tė gojės, kundėr ėnjtjes sė bajameve dhe acarimeve tė mishrave tė dhėmbėve.

3. Molla Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren frutat e mollės dhe gjethet. Frutat pėrmbajnė rreth 15 pėr qind sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, janė tė pasura nė karotinė (provitaminė A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, tė cilat ndodhen nėn lėkurė.Farat e mollės pėrmbajnė albumina dhe yndyrė. Molla si frutė ka veti freskuese, qetėsuese dhe zbutėse. Ēaji i pėrgatitur me mollė tė ziera pakėson etjen, zbut acarimin e laringut. Ky ēaj pėrdoret pėr tė zbutur e pėr tė pakėsuar tė kollurit, kundėr zėnies sė zėrit, lehtėson dhimbjet e grykės dhe acarimet e rrugėve tė frymėmarrjes dhe tė vet mushkėrive. Ēaji i mollės ndihmon pėr funksionimin e mirė tė veshkave dhe tė fshikėzės urinare; ai pėrdoret kundėr infeksioneve tė kėtyre organeve. Mollėt rekomandohen tė pėrdoren nga njerėzit me sėmundjet nervore, tė cilat shoqėrohen me pagjumėsi. Ato pėrdoren me efekt kundėr reumatizmave, artritizmit dhe kundėr gurėve. Rezultate tė mira japin edhe kundėr sėmundjeve tė mėlēisė. Gjethet e mollės pėrdoren kundėr helmimeve qė shkaktohen nga ushqimet. Cipa e jashtme e frutave tė mollės ka pėrmbajtje tė lartė vitaminoze.

4.Molla e egėr Molla e egėr takohet si dru jo i lartė ose si shkurre. Degėt i ka plot me gjemba. Bėn pjesė nė familjen e trėndafiloreve. Gjethet i ka vezake, tė zgjeruara dhe pa push. Lulet qė ēelin nė prill- maj janė tė bardha dhe anash ngjyrė trėndafili. Fruta e saj ėshtė e rrumbullakėt, e vogėl, me shije tė thartė. Gjendet rrallė nėpėr pyje e buzė arash. Shėrben nė shkallė tė gjerė si nėnshartesė pėr tė shartuar mbi tė mollė tė buta. Nė mjekėsinė popullore pėrdoren frutat e mollės sė egėr, tė cilat mblidhen pasi piqen dhe marrin ngjyrė verdhuke. Ato vihen njė nga njė me dorė, pa i dėmtuar, nė mėnyrė qė tė ruhen pėr njė kohė sa mė tė gjatė. Ruhen nė kashtė. Pėrdoren edhe lėvoret e degėve. Frutat e mollės sė egėr, pėrmbajnė acide organike, por me shumicė kanė acid malik. Mollėt e egra kanė veti rrudhėse. Ato pėrdoren me efekt nė rastet e diarresė, si dhe kundėr acarimeve tė grykės e faringut, me anė gargarash (shpėlarje e gojės). Edhe lėvorja e degėve ka veti rrudhėse dhe pėrdoret me rezultate tė mira kundėr etheve. Rezultate shumė tė mira mollėt e tharta kanė dhėnė kundėr sėmundjes sė sheqerit.

5. Dardha Frutat e dardhės pėrdoren nė gjendje tė freskėt nė kohėn e pjekjes natyrore, tė ruajtura nė frigorifer, dhe tė pėrpunuara nė formė marmelate, konserve, kompostoje ose tė thara. Pėrmbajnė kripėra minerale, si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur etj., 4-5 pėrqind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinė, acide organike etj. Ato janė freskuese, qetėsuese, largojnė etjen, lehtėsisht pastruese tė zorrėve dhe japin energji. Kur janė tė papjekura, nuk treten lehtė dhe qėndrojnė rėndė nė stomak. Nė sajė tė pėrmbajtjes sė hekurit dardhat bėjnė mirė pėr luftimin e anemisė. Ato bėjnė mirė gjithashtu nė mėlēi, pasi nxisin aktivitetin pėr prodhimin e tėmthit. Cipa e frutave tė dardhės ka veti diuretike (diuretik, mjet qė shkakton urinim tė shpeshtė dhe ndihmon veprimtarinė e veshkave dhe tė rrugėve urinare) dhe bėn mirė nė pastrimin e veshkave dhe tė rrugėve urinare. Lėngu qė fitohet nga zierja e lėvores sė degėve tė dardhės ndikon pozitivisht nė uljen e temperaturės. Gjethet e dardhės kanė veti tė mira diuretike dhe antiseptike dhe pėrdoren kundėr sėmundjeve tė rrugėve urinare, nė cistitet nė gurėt e veshkave, nė dhimbjet e fshikėzės urinare, etj.

6. Ftoi Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren farat e thara, gjethet dhe tuli i ftonjve.Farat kanė shije tė lehtė tė bajameve tė hidhura dhe janė pa erė. Ftoi pėrdoret i freskėt ose nė formė reēeli, prevedeje, marmelate, si dhe pėr t’i dhėnė shije, aromė dhe qėndrueshmėri marmelatės sė mollės, tė dardhės dhe tė frutave tė tjera. Ftoi ėshtė i ushqyeshėm; ai pėrmban vitamina A dhe C, sheqerna, pektinė, acide, kripėra minerale, si kalium etj. Frutat e ftoit janė tė pasura me lėndė aromatike, tė cilat ia shtojnė vlerėn. Ftonjtė kanė veti rrudhėse dhe janė pėrdorur qysh nė lashtėsi pėr kėtė qėllim. Pėrdoren kundėr diarresė (jashtėqitjes), dizenterisė (dizenteri: mahisje ose zhvoshkje e zorrėve qė shkakton dhimbje e heqje tė shpeshta barku, nganjėherė edhe me gjak) dhe tė vjellave. Gjithashtu, ky frut ka gjetur pėrdorim si tonifikues i organeve gjinore femėrore dhe forcon gjinjtė. Ai ėshtė njė qetėsues i mirė dhe pėrdoret edhe nė rastet e pagjumėsisė dhe kollės. Pėrdorim tė mirė kanė gjetur pėr forcimin e organizmit tė pleqėve, si dhe tė atyre qė janė dobėsuar pas kalimit tė ndonjė sėmundje. Valesa e gjetheve tė ftoit pėrdoret pėr tė larė sytė kur vuani nga sėmundje tė syve.

7. Hurma Nė mjekėsinė popullore pėrdoren pothuajse tė gjitha pjesėt e bimės, fruta, gjethet, degėt. Ajo pėrdoret e freskėt, e thatė, pėrgatitet reēel, marmelatė, alkool, raki dhe ėmbėlsira tė ndryshme. Fruta pėrmban rreth 17 pėr qind sheqer kur ėshtė e freskėt dhe 62 pėr qind kur thahet. Pėrmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripėra minerale, si hekur, sasi tė konsiderueshme taninė etj. Hurmat kanė gjetur pėrdorim tė mire nė luftimin e sėmundjes sė anemisė, dobėsimit tė pėrgjithshėm tė organizmit pas kalimit tė ndonjė sėmundje. Nė kėto raste pėrdoret mjekimi me hurma: Ēdo ditė konsumohen 6- 15 kokrra tė tejpjekura rreth njė orė para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon 15 ditė deri nė 25 ditė. Hurmat kanė dhėnė rezultate tė mira nė luftimin e sėmundjeve tė aparatit tretės, tė cilat shoqėrohen me diarre (me tė dala tė shpeshta jashtė). Mjekimi me hurma rekomandohet edhe pėr personat qė vuajnė nga diarreja kronike. Gjithashtu, shumė tė sėmurė nga gjėndrat tiroide (fryrja e gushės), kanė pasur pėrmirėsime tė dukshme pas pėrdorimit me bollėk nė racionin ditor tė frutave tė hurmės. Farat e hurmės kanė gjetur pėrdorime nė dhimbjet shumė tė forta tė barkut.

8. Portokalli Portokalli ėshtė e pasur me vitamina A, B, C, P, me kripėra kalciumi, fosfor etj. Lėngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, ėshtė freskues. Nga lėvozhga e portokallit del vaj eterik shumė i mirė, i cili gjen pėrdorime tė shumta nė prodhimin e pijeve, aromave, ilaēeve etj. Lėngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (qė ndalon kalbėzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e pėrdoret me sukses nė luftimin e sėmundjeve tė veshkave, edhe nė rastet kur janė formuar gurė nė to, nė sėmundjet e mėlēisė dhe nė ato tė zemrės dhe tė enėve tė gjakut. Lėngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pėlqehet edhe nga fėmijėt e vegjėl dhe kėshillohet tė pėrdoret qysh nė muajin e tretė pas lindjes. Portokallet pėrdoren me efekt tė mirė nė luftimin e anemisė, duke pasuruar gjakun me elemente tė reja. Portokalli ka pėrmbajtje tė lartė tė vitaminės C. Kjo vitaminė merr pjesė nė shumė procese tė shkėmbimit tė lėndėve nė organizėm. Lėvozhgat janė tė pasura me elemente aktive dhe lėngu i fituar nga zierja e tyre pėrdoret edhe nė rastet e ērregullimeve tė stomakut dhe tė zorrėve.

9. Mandarina Nė mjekėsinė popullore pėrdoren frutat, lėvozhgat e frutave, gjethet, lulet. Fruta e mandarinės ėshtė shumė e kėndshme dhe aromatike. Ajo ėshtė e pasur me vitamina A, B, C dhe sheqerna. Nga lėngu i frutave prodhohet mandarinadė shumė e shijshme. Mandarinat janė ndėr agrumet mė tė pėlqyeshme falė aromės dhe pėrmbajtjes mė tė lartė tė sheqerit. Ato janė tretėse, freskuese dhe lėngu i tyre ėshtė i pranueshėm edhe nga stomaku i fėmijėve. Nė sajė tė pėrmbajtjes sė vitaminave, si dhe tė njė sasie tė konsiderueshme hekuri, mandarinat pėrbėjnė njė ushqim shumė tė pėrshtatshėm pėr pastrimin e gjakut dhe pėr luftimin e anemisė. Mjekimi me mandarina vazhdon 20-25 ditė, duke konsumuar ēdo ditė nga 10-15 kokrra ose edhe mė shumė. Lėvozhgat e frutave, gjethet, lulet kanė po ato pėrdorime si te portokalli. Nėse ato zihen dhe pihen si lėng nė formė ēaji, kur ky lėng pihet i ngrohtė, bėn mirė nė rrugėt e sipėrme tė frymėmarrjes, kur ka acarime nė grykė apo zėnie zėri. Gjethet dhe filizat e njomė tė mandarinės dhe portokallit kanė veti qetėsuese nė rastet e nevrastenisė (nevrasteni: sėmundje qė ka pėr shkak dobėsimin e force nervore.)

10. Mani i zi Mani i zi i njohur ndryshe edhe me emrin dudi ka gjetur nė pėrdorim tė gjerė nė mjekėsinė popullore dhe pėrdoret pr tė kuruar disa sėmundje. Tek ne gjendet i kultivuar nėpėr kopshte. Nė mjekėsinė popullore pėrdoren frutat dhe gjethet. Frutat e manit tė zi konsumohen tė freskėta, ato janė freskuese dhe tė shėndetshme. Prej tyre pėrgatitet reēel, si dhe shurup farmaceutik. Manat pėrmbajnė rreth 9 pėr qind sheqer, acide organike, taninė, kripėra tė ndryshme etj. Pekmezi (shurupi i manave) pėrdoret nė stomatitet dhe faringitet. Nė kėto raste lyhet goja dhe gryka me pekmez, sidomos nė darkė para fjetjes. Pekmezi pėrdoret, gjithashtu, nė mjekimin kundėr anemisė, duke u dhėnė fėmijėve ose tė rriturve nga 2-3 lugė gjelle nė ditė. Manat e papjekura pėrdoren pėr luftimin e krimbave parazitarė tė aparatit tretės. Me lėvoren e degėve dhe me gjethet e manit pėrgatitet njė ēaj, i cili ėshtė i pėrshtatshėm pėr larjen e gojės kur ka raste tė dhimbjes sė dhėmbėve. Gjethet e manit tė shtypura, bashkė me vaj ulliri, nė trajtė pomade, pėrdoren pėr mjekimin e plagėve tė shkaktuara nga djegie tė ndryshme. Gjethet e manit pėrdoren pėr uljen e tensionit tė lartė tė gjakut.

11.Fiku ėshtė njė frut i kėndshėm dhe i ushqyeshėm. Pėrdoret i freskėt, i tharė dhe i pėrpunuar nė produkte tė ndryshme, si: marmelatė, reēel. Pėrmban shumė karbohidrate, qė nė fiqtė e thatė arrijnė mbi 60 pėr qind, si dhe albumina e yndyra. Fiqtė e njomė kanė mjaftė vitaminė C, pro-vitaminė A dhe hekur. Fiqtė rekomandohet tė pėrdoren nga personat e dobėsuar, nga anemikėt dhe nga ata qė e ndiejnė shumė tė ftohtėt: ata i japin organizmit force dhe nxehtėsi. Nuk kėshillohet tė pėrdoren nga ata qė vuajnė nga sėmundja e sheqerit. Pėrdorim tė mirė nė mjekėsinė popullore fiqtė kanė gjetur kundėr kapsllėkut. Por fiqtė nuk rekomandohet pėr ata qė vuajnė nga diarreja. Nė rastet e acarimit tė faringut, tė mishrave tė dhėmbėve dhe tė rrugėve tė frymėmarrjes, lėngu i pėrgatitur nga zierja e fiqve, jep rezultate shumė tė mira. Qumėshti i fikut ka gjetur pėrdorime praktike pėr heqjen e kallove, si dhe pėr lyerje kundėr reumatizmave e dhimbjeve tė tjera artritike. Qumėshti i fikut tė egėr pėrdoret me efekt pėr zhdukjen e lythave nga sipėrfaqja e duarve ose e kėmbėve. Gjethet e njoma tė fikut kanė veti terapeutike shumė tė mira kundėr sėmundjes sė astmės.

12. Gėshtenja Gėshtenja ėshtė njė bimė mjaft e pėrhapur jo vetėm nė Evropė por edhe nė vendin tonė. Falė pėrbėrėsve tė saj pėrdorimi i gėshtenjės nė mjekėsinė popullore ėshtė i njohur dhe mjaft i pėrhapur. Kokrrat e gėshtenjės kanė vlerė tė lartė ushqyese e dietike. Ato pėrmbajnė rreth 40 pėr qind niseshte, kur janė tė freskėta. Gėshtenjat pėrdoren tė freskėta, tė ziera, tė pjekura ose tė pėrpunuara. Kokrrat e gėshtenjės, tė ziera a tė pjekura, kanė veti tė mira rrudhėse dhe rregullojnė funksionimin e stomakut dhe tė zorrėve, treten lehtė dhe ndihmojnė nė tretjen dhe tė ushqimeve tė tjera, duke aktivizuar organet dhe gjėndrat e tretjes. Pėrdoren me efekt tė mire nė rastet e heqjes sė barkut ose diarresė. Veēanėrisht kėshillohen pėr fėmijėt e vegjėl disavjeēarė, pėr tė normalizuar procesin e tretjes, kur karakterizohet nga mjaft ērregullime. Gjethet e gėshtenjės kanė gjetur njė pėrdorim tė mire si zbutės tė rrugėve tė frymėmarrjes dhe qetėsues tė kollės. Ēaji me gjethet e gėshtenjės ka veti tonike dhe jep rezultate tė mira nė stomak, si tretės dhe si nxitės pėr hapjen e oreksit. Bėn mire posaēėrisht kundėr heqjes (shkuarjes) sė barkut. Ndikon edhe pėr uljen e temperaturės.

13. Dėllinja Bima pėrbėhet nga frytet e pjekura e tė thara tė shkurres sė dėllinjės sė zezė, e cila nė vendin tonė ndeshet shpesh dhe kudo, deri nė 2000 m mbi nivelin e detit. Dėllinja i ka gjethet halore me majė tė mprehtė dhe tė qėndrueshme, tė vendosura nė qerthuj trish. Fryti ka pamjen e njė sfere tė vogėl; nė vitin e parė ėshtė i gjelbėr, ndėrsa kur piqet (nė vitin e dytė) bėhet gati i zi. Frytet e dėllinjės sė zezė pėrmbajnė sheqerna, juniperinė, esencė, rrėshirė, etj. Kanė veti tė nxisin urinimin dhe tė pengojnė zhvillimin e rritjen e mikrobeve nė rrugėt urinare. Bima konsiderohet si mjet i mirė diuretik qė ndihmon nė jashtėqitjen e klorureve dhe tė azotit nė formėn e uresė; (kėshillohet nė hidropizi, nė reumatizmin e kyēeve etj). Rritja e dierezės fillon pas 4 orėsh nga marrja e fryteve dhe vazhdon pėr po aq orė. Bima sforcon epitelin renal; pėr kėtė arsye nuk kėshillohet tek fėmijėt dhe nė rastetet e veshkave tė sėmura tė prirura pėr hematuri, albuminuri etj. Frytet e dėllinjės sė zezė kėshillohen edhe nė bronkitet katarale dhe nė sėmundje qė vijnė nga tė ftohurit, sepse ndihmojnė nė nxjerrjen e gėlbazės dhe nė lehtėsimin e kollės.

14. Rrushi Rrushi ka veti tė mira ushqimore e dietike. Fruta pėrmban sasi tė konsiderueshme sheqeri, qė arrin deri nė 25 pėr qind, acide organike, kripėra tė kalciumit, tė hekurit, mjaft vitamina, si vitaminė B dhe kryesisht C, lėndė tanike etj. Edhe gjethet e hardhisė janė tė pasura me sheqer, lėndė tonike, karotinė, acide organike etj. Rrushi ose lėngu i tij pėrdoret gjerėsisht pėr qėllime terapeutike. Njė lėng rrushi u sjell shumė dobi reumatikėve ose artrikėve (qė vuajnė nga podaagra dhe sėmundjet e kyēeve.) Rrushi ka veti tė mira diuretike; ai kėshillohet tė pėrdoret nga ata qė kanė gurė nė veshka, qė vuajnė nga nefritet (acarim i veshkave), ata qė kanė gurė nė mėlēi dhe nė fshikėzėn e tėmthit. Rrushi nuk rekomandohet tė pėrdoret pėr diabetikėt, sepse pėrmban shumė sheqer, pėr ata qė vuajnė nga sėmundjet e zemėr, si insuficiencė kardiake, nga tensioni i lartė i gjakut, nė rastet e heqjes sė barkut, nė ulēera si dhe nga personat e majmur shumė. Rrushi pėrdoret me efekt edhe nga ata qė kanė vuajtur nga pleuriti, bronkiti kronik, nė rastet me astma bronkiale tė formės sė lehtė e tė mesme, si dhe nė sėmundjet e mushkėrive.

15. Kajsia Pėrveē pėrdorimit nė kuzhinė pėr pėrgatitjen e ėmbėlsirave tė ndryshme kajsia renditet edhe si njė pemė kuruese nė mjekėsinė popullore. Nė mjekėsinė popullore pėrdoren frutat e kajsisė tė cilat janė tė pasura me shumė vlera ushqyese. Frutat e kajsisė pėrdoren tė freskėta ose tė thata, si dhe tė pėrpunuara nė trajtė kompostoje, reēeli dhe lėngu tė kėndshėm. Fruta e freskėt ka vlerė tė mira ushqimore. Ajo pėrmban rreth 14 pėr qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinė, kripėra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina tė ndryshme si provitamina A, Vitaminė B1, B2, PP, C etj. Nė frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri nė 60 pėr qind. Thelpinjtė janė tė pasur me albumina deri 28 pėr qind dhe me vajra deri 55 pėr qind. Frutat e kajsisė janė tė shijshme, aromatike dhe pėlqehen nga tė gjithė. Ato luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė pastrimin e gjakut. Pėrdoren me efekt edhe nė rastet e zėnies sė zėrit. Kajsitė janė ushqim i ēmueshėm pėr ata qė vuajnė nga sėmundjet e mėlēisė. Ndėrsa bėrthamat e kajsisė pėrdoren kundėr dhimbjes sė kokės. Pėr kėtė qėllim ato piqen dhe hahen me mjaltė pėr t’u tretur mė lehtė.

16. Lajthia Fruta e lajthisė ėshtė shumė e kėndshme dhe e ushqyeshme. Lajthia pėrdoret e freskėt, e thatė dhe e pėrpunuar nė ėmbėlsira tė ndryshme. Frutat pėrmbajnė rreth 60 pėr qind vaj, albuminė dhe pak sheqerna. Me miellin e saj edhe tė grurit pėrgatitet njė bukė shumė e ushqyeshme. Thelbi ėshtė i pasur nė kripėra minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP etj. Lajthitė pėrdoren me rezultate tė mira dhe rekomandohen pėr organizma tė dobėsuar dhe anemikė, si dhe pėr gratė me barrė. Nuk kėshillohet pėrdorimi i lajthive, atyre qė vuajnė nga stomaku dhe nga dispepsia (tretje me vėshtirėsi e ushqimit dhe me dhimbje tė aparatit tretės.) Lėvorja e rrėnjės ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve ėshtė pėrdorur kundėr epilepsisė (sėmundjes sė tokės). Gjethet e lajthisė kanė veprim qetėsues nė dhimbjet dhe infeksionet e zorrėve dhe pėrdoren kundėr diarresė, meqenėse ato pėrmbajnė lėndė tanike. Nga druri i lajthisė nxirret njė vaj eterik, qė pėrdoret kundėr dhimbjeve tė dhėmbėve; pėr kėtė do tė mjaftonin disa pika mbi dhėmbin e sėmurė. Gjithashtu, ky vaj ka dhėnė rezultate tė mira pėr luftimin e krimbave askaride. Me pėrdorim tė jashtėm jep efekt kundėr thumbimeve tė insekteve.

17.Thana nė sajė tė pėrbėrėsve tė saj ka gjetur njė pėrdorim tė gjerė nė mjekėsinė alternative. Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren kokrrat e thanės, gjethet, lėvorja e degėve dhe bėrthamat e frutave. Kokrrat e thanės kanė njė shije paksa tė hidhur, por janė tė pasura me shumė vlera ushqyese. Ato pėrmbajnė rreth nėntė pėr qind sheqer, acide organike, vitaminė C etj. Thanat jo vetėm qė hahen tė freskėta, por ato mund tė bėhen komposto, prevede, marmelatė. Gjethet dhe lėvorja e thanės pėrmbajnė rreth 10-15 pėr qind taninė. Frutat e thanės kanė veti tė mira rrudhėse dhe bėjnė mirė nė rastet e heqjes sė barkut, barkut tė verės, posaēėrisht tė fėmijėve tė vegjėl. Ndėrsa rakia e prodhuar nga frutat e thanės pėrdoret kundėr ekzemės sė lėkurės, duke marrė njė filxhan kafeje nė mėngjes esėll. Edhe bėrthamat e frutave tė thanės kanė veti tė mira rrudhėse dhe ndalojnė tė hequrit e barkut. Mielli i thanave tė pjekura pėrdoret pėr pudrosjen e fshikave nė rastet e ekzemės sė lėkurės. Ndėrkohė edhe kėrpudha e thanės (eshka) jep rezultate tė mira kundėr ekzemės sė lėkurės.

18. Ulliri Nė mjekėsinė popullore pėrdoren lėvorja e drurit, gjethet, frutat dhe vaji i ullirit. Vaji i ullirit pėrdoret gjerėsisht pėr vlerat e larta dietike dhe mjekėsore. Gjethet e ullirit dhe lėvoret e degėve pėrmbajnė taninė dhe kanė shije tė hidhur. Ato kanė veti rrudhėse, tonike dhe antipiretike. Pėrdoren me rezultate shumė tė mira kundėr arteriosklerozės, tensionit tė lartė tė gjakut, dhe nė rastet e sėmundjeve me temperaturė; ato kanė veti diuretike dhe pakėsojnė sasinė e sheqerit nė gjak. Nė mėnyrė tė posaēme ēaji me gjethet e ullirit ka dhėnė rezultatet tė mira nė uljen e tensionit tė gjakut te personat qė vuajnė nga hipertonia. Kokrrat e ullirit bėjnė mirė kur i konsumojnė ata qė vuajnė nga sėmundja e sheqerit. Ėshtė e kėshillueshme qė diabetikėt tė hanė sidomos kokrra jeshile, tė cilat shuajnė etjen qė shkakton diabeti. Vaji i ullirit tretet mirė dhe rekomandohet pėr sėmundjet e mėlēisė, ėshtė qetėsues dhe pakėson dhimbjet. Ndihmon nė nxjerrjen e gurėve tė fshikėzės sė tėmthit. Edhe nė krizat e veshkave, vaji i ullirit qetėson dhimbjet dhe lehtėson rėnien e gurėve nga veshkat. Nė mjaft raste ka dhėnė rezultate tė mira kundėr ulcerės sė stomakut.

19. Vishnja Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren frutat dhe bishtat e tyre tė thara. Frutat grumbullohen nė periudhėn e pjekurisė dhe thahen nė vende tė ajrosura. Bishtat thahen nė hije, ato kanė ngjyrė tė gjelbėr tė murrme, pa erė, me shije tė hidhur. Gjithashtu pėrdoret lėvorja e degėve dhe goma e vishnjes. Frutat e vishnjes janė tė shijshme, ato pėrdoren pėr konsum tė freskėta dhe tė pėrpunuara nė trajtė reēeli, kompoti, prevedeje, likernash etj. Frutat kanė vlera tė mira ushqyese: ato pėrmbajnė rreth 9 pėr qind sheqerna. Acide organike me shumicė, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj. Bishtat e frutave kanė gjetur pėrdorim tė mirė pėr arsye tė vetive tė tyre diuretike dhe rrudhėse. Me to janė luftuar me sukses gurėt dhe rėra e veshkave. Frutat e vishnjes janė freskuese, shuajnė etjen, pranohen mirė nga stomaku, ndihmojnė tretjen dhe, kur pėrdoren nė mėnyrė sistematike, ndikojnė nė shėrimin e sėmundjeve tė mėlēisė, pastrojnė gjakun duke e pasuruar atė me elemente tė reja dhe luftojnė aneminė. Frutat e vishnjes kanė veti diuretike, ato kėshillohen t’i konsumojnė ata qė vuajnė nga veshkat. Vishnja ka tė gjitha vlerat ushqimore e dietike dhe vetitė farmaceutike qė ka qershia, por ajo i ka mė tė theksuara vetitė rrudhėse e freskuese.

20. Papaja Papaja ėshtė njė frut tropikal qė ka shumė vlera kuruese. Ajo ėshtė e ngjashme me pjeprin por brenda pėrmban disa fara tė zeza. Ky frut aziatik nuk gjendet nė vendin tonė, por ai ka gjetur njė pėrdorim tė madh nė mjekėsinė popullore. Papaja gjendet nė farmacitė bimore nė forma tė ndryshme pėrdorimi. Pėrqendrimi i vlerave tė saj kuruese nė produktet bimore farmaceutike ėshtė tepėr i lartė. Ajo ėshtė e pasur me shumė vlera energjike, karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, proteina, vitaminė A dhe disa lloje tė vitaminės B, kalcium, hekur, magnez, potasium. Ky frut tropikal i cili gjendet nė forma tė ndryshme nė farmaci si ilaē bimor ka dhėnė efekte tė menjėhershme nė parandalimin dhe largimin e stresit. Gjithashtu, fruta jeshile i papajės kuron tensionin e lartė tė gjakut dhe pėrdoret si adrozodiak. Fruta mund tė pėrdoret pėr tė mjekuar plagėt e lėkurės duke u vendosur lokalisht mbi to. Bėrthamat e kėsaj frute pėrdoren pėr trajtimin e stomakut dhe infeksioneve tė ndryshme. Ndėrsa gjethet e pemės mund tė pėrdoren pėr qetėsimin e problemeve tė zemrės dhe pėr trajtimin e stomakut. Efekte kuruese kanė dhėnė edhe rrėnjėt e papajės tė cilat pėrdoren si analgjezikė.

21. Limoni Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren lėvozhga dhe lėngu i frutit tė limonit, farat, gjethet dhe lulet e limonit. Vetitė mjekėsore tė limonit kushtėzohen nga prania nė tė e njė sasie tė madhe vitaminash, kryesisht tė vitaminave C dhe P. Nga tė gjitha agrumet, frutat e limonit kanė efekt shėrues mė tė theksuar. Ato pėrdoren kundėr sėmundjeve qė shoqėrohen me ethe, janė freskuese dhe ulin temperaturėn. Limoni ka veti tė mira tretėse nė stomak, ėshtė freskues i kėndshėm dhe nxit oreksin qė mund tė jetė prerė nga sėmundje tė ndryshme. Nė kėto raste pėrdoret lėngu i limonit nė trajtė limonade ose i shtuar nė ēaj apo nė gjellė. Nė sajė tė vetive rrudhėse dhe antitoksike, lėngu i limonit pėrdoret me efekt kundėr barkut dhe diarresė, mė pak ose pa sheqer. Rezultate tė mira ka dhėnė lėngu i limonit gjatė pėrdorimit kundėr acarimeve tė mukozės sė gojės dhe tė grykės, duke bėrė larjen dezinfektuese nė formė gargarash. Limoni ka gjetur pėrdorim tė gjerė kundėr acarimit ose qelbėzimit tė bajameve, shėrimin e sėmundjeve tė mėlēisė. Lėngu i limonit ėshtė i dobishėm edhe pėr artritikėt. Por nuk duhet ta pėrdorin ata qė kanė stomak delikat e tė ndjeshėm, pasi shton aciditetin dhe dėmton stomakun.

22. Arrat e kokosit Vaji i arrave tė kokosit ėshtė njė shpresė e re pėr tė gjithė ata persona qė vuajnė nė ditėt e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulėt i tiroides. Nuk mund tė kuptohen lehtė problemet qė shfaq hipotiroidja, por nė momentin kur njė person qė vuan nga kjo sėmundje fillon tė trajtohet mė vajin e arrės sė kokosit, e vė re shumė lehtė ndryshimin qė ndodh nė gjendjen e tij shėndetėsore. Pėrdorimi i vajit tė arrave tė kokosit nė kėmbim tė atyre ushqimeve qė pėrmbajnė sasi tė larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet, apo ushqime tė tjera me indeks tė lartė glicemie, shfaq njė diferencė tė dallueshme nė balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjinė e pėrgjithshme trupore. Problematike ėshtė gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme tė hershme dhe nuk ėshtė bėrė asnjė pėrpjekje pėr tė rregulluar funksionin e saj. Pasi edhe pse ėshtė e shėrueshme dhe e trajtueshme, mbetet njė sėmundje qė duhet trajtuar pėr njė kohė mė tė gjatė, sesa nė rastet kur trajtimi bėhet nė njė fazė tė hershme. Por trajtimi me vajin e arrave tė kokosit dhe duke zbatuar njė dietė tė shėndetshme kėto simptoma mund tė reduktohen.

23.Kivi Fibrat e kivit mbajnė gjallė dhe aktive florėn bakteriale tė zorrės duke rregulluar funksionet e saj, ndėrsa ekstrakti i kivit e fuqizon nė mėnyrė natyrale efektin. Njė rol tė rėndėsishėm ky frut jep nė rregullimin e problemeve me zorrėt. Fibrat vegjetale nė bashkėpunim me lėngun koncentrat tė kivit, me pasuritė e tij qė dihen, favorizojnė njė normalizim tė transitit tė zorrėve, qoftė ky i pėrshpejtuar apo i ngadalėsuar. Forma e saj e lėngshme gati pėr tu pirė dhe shija shumė e mirė e kivit ėshtė praktike dhe pėrshtatet pėr tė gjithė. Ilaēi bimor i pėrbėrė nga kivi (Cotifibra) ka njė pėrmbajtje tė lartė tė fibrave vegjetale nė ēdo bustinė. Cotifibra nuk pėrmban konservues as ngjyrues dhe ėshtė 100 pėr qind me origjinė natyrale. Si normė kėshillohet njė bustinė nė ditė, preferohet nė mėngjes, pėr cikle tė paktėn 12 ditore. Produkti mund tė konsumohet nė formėn qė ėshtė, ose i pėrzierė nė lėngje frutash ose kos. Pėr trajtimin e kolesterolit dhe trigliceridit, nė parandalimin e osteoporozit favorizon thithjen e kalciumit dhe magnezit si dhe tretjen. Pėrdoruesit: fėmijėt, nė njerėzit qė nuk e pranojnė qumėshtin, nė raste shtatzėnie, pėr tė moshuarit etj.

24.Banania megjithėse njė frut tropikal gjendet lehtėsisht edhe nė tregun tonė vendas. Edhe pse konsumohet shumė tė paktė janė ata qė i dinė tė gjitha efektet e saj kuruese. Banania ėshtė njė ilaē natyral pėr shumė sėmundje. Nėse e krahasojmė atė me njė mollė, ajo ka 4 herė ma shumė proteinė, 2 herė mė shumė karbohidrate, tri herė mė shumė fosfor, pesė herė mė shumė vitaminė A dhe hekur, 2 herė ma shumė vitamina tjera dhe minerale. Ajo ėshtė gjithashtu e pasur me potasium dhe ėshtė ushqimi me vlerat mė tė mira. Bananet pėrmbajnė tri sheqerna natyrale: sukrozėn, fruktozėn dhe glukozėn e kombinuar me fibėr (lloj substance). Banania jep energji tė qėndrueshme dhe substanciale. Studimet e bėra kanė vėrtetuar se vetėm dy banane kanė mjaft energji pėr njė veprimtari pune 90 minutėshe. Duke qenė se ky frut ka shumė veti kuruese nuk ėshtė ēudi pse ajo njihet si pema e numėr njė nė botė. Por nuk ėshtė vetėm energjia ajo tė cilėn e ofron bananias pėr tė na ndihmuar qė tė jemi tė shėndetshėm. Ajo gjithashtu mund tė ndihmojė nė mėnjanimin, mposhtjen dhe parandalimin e njė numri tė konsideruar tė sėmundjesh duke shtuar dietėn e ushqimit pasi vetė ajo ėshtė njė mjet i pasur ushqyes.

25.Qershia Vlera mjekėsore kanė bishtat e qershisė dhe lėkura e pemės. Bishtat e qershisė janė diuretike, antiseptike( luftojnė bakteret, dhe ulin temperaturėn. Bishtat e qershisė vlohen nė ujė dhe pihen nė formė ēaji. Ky ēaj pėrdoret pėr gurėt nė veshka, mbajtjen e urinės dhe edemat. Ndėrsa lėkura vlohet nė ujė dhe lėngu i pėrftuar ėshtė shumė i mirė nė tė pėrdoret nė rastet e temperaturės sė lartė. Qershitė bėjnė tė mundur uljen e kolesterolit nė trup. Madje ndryshe nga shumė fruta tė tjera, pėr pėrdoruesit e qershive vjen edhe njė lajm i mirė nga mjekėsia popullore. Pasi ata mund tė hanė sasi tė mėdha qershie dhe tė mos shėndoshen, pėrkundrazi ky frut bėn tė mundur rėnien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrave nė gjak. Pėr tė rregulluar nivelin e kolesterolit nė organizėm merren 10-15 kokrra qershi nė 200 ml. ujė (duke shtuar 6 gramė acid borik pėr plagėt). Lėngu qė del nga kjo pėrzierja pėrdoret edhe pėr tė rėnė nga pesha. Ndėrkohė qė pėr ata qė kanė shumė yndyra nė gjak merren 30-40gr gjethe dhe lėvore degėsh tė njoma nga pema e qershisė, zihen me njė litėr ujė dhe ziejnė pėr 10-15 minuta dhe ēdo darkė duhet pirė njė gotė nga ky lėng, por tė jetė i vakėt.

26. Ananasi Ananasi ėshtė njė frut tropikal mė njė shijė shumė tė shijshme dhe gjendet nė treg edhe nė vendin tonė. Ju mund ta keni shijuar atė si frut nė kokteje tė ndryshėm pa e ditur se pėrdorimi i tij ka njė rol tė rėndėsishėm nė organizėm. Ananasi ėshtė fruti qė ndihmon nė forcimin e kockave, nė pėrmirėsimin e gjendjes shėndetėsore gjatė gripit, si dhe ndihmon nė parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sėmundjeve tė zemrės. Edhe pse ėshtė pak e vėshtirė ta ndash frutin nga lėkura, rėndėsia qėndron te pėrbėrėsit qė ky fryt pėrmban. Ananasi ka vlera tė shumta pėr shėndetin e njeriut, sidomos pėr forcimin e kockave, pasi ėshtė njė frutė shumė i pasur me vitaminė C. Fillimisht duhet theksuar se ėshtė tepėr e rėndėsishme qė fruti tė jetė i freskėt dhe kjo gjė dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet tė jenė aspak tė zverdhura, por nė njė jeshile sa mė tė errėt. Nė sajė tė pėrbėrėsve tė tij ananasi vepron nė organizėm si dizintoksikues (largon helmet nga organizmi), diuretik (shkarkon ujėrat e tepėrta nė organizėm), dhe antiinflamator. Efektet e tij kuruese janė se ky frut shėrues lufton tė gjitha format e celulitit, edemave (ėnjtjet).

27. Arra Nė mjekėsinė popullore pėrdoren gjethet, frutat jeshile, lėvorja e degėzave, lėvorja e trungut, buka e arrės dhe lulet. Fruta e arrės pėrmban lėndė yndyrore, tė cilat nė frutat e thata arrijnė deri 60 pėr qind. Ato pėrmbajnė gjithashtu albumina, karbohidrate dhe sasi tė konsiderueshme kripėrash minerale si: Fosfor, kalium, kalcium etj. Pėrmban mjaft vitamina, posaēėrisht frutat e freskėta siē janė vitaminat C, B, P, A; vajrat eterike dhe lėndėt ngjyrosėse. Arrat pėrdoren pėr pastrimin e gjakut dhe lėkurės, kundėr diarresė, infeksioneve, rėnies sė flokėve etj. Pėr pastrimin e gjakut merren 2-4 gramė gjethe tė thėrrmuara dhe lihen pėr 12 orė nė 150 gramė verė tė bardhė. Lėngu i fituar pihet njėherėsh esėll. Kundėr diarresė pėrdoret me efekt dhe lėngu i luleve mashkullore tė arrės. Pėr kėtė: Merren 5-10 gramė lule mashkullore dhe zihen nė 200 ml ujė. Pihen sa herė paraqitet nevoja, nga njė gotė ēaji pėr tė rriturit dhe nga njė gotė likeri pėr tė vegjlit. Ēaji i gjetheve tė arrės rekomandohet pėr kurimin e plagėve tė gojės, kundėr infeksioneve tė kanalit vaginal, pėr ruajtjen e butėsisė sė lėkurės sė trupit dhe sidomos tė fėmijėve.

28. Qitro Qitro eshtė njė frut me origjinė greke, nė pamje tė parė ngjan me portokallin, por ka njė shije mė tė athėt se agrumi tjetėr i ngjashėm. Aktualisht ky frut ėshtė i pėrhapur edhe nė vendin tonė dhe pakkujt mund ti ketė shkuar nė mendje se sa vlera kuruese ai ka. Mjekėsia popullore tregon se kjo lloj frute, e cila piqet plotėsisht gjatė stinės sė vjeshtės, ndihmon veēanėrisht nė tretjen e ushqimit. Gjithashtu, qitro pakėson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhėmbėve, si dhe shėron ftohjen dhe bėn tė mundur stabilizimin e kolesterolit. Ky frut rekomandohet tė pėrdoret nga personat qė kanė mangėsi me sheqerin, pasi ndikon nė rritjen e nivelit tė tij nė organizėm. Ndėrsa pėr tė gjithė ata persona tė cilėt kanė vėshtirėsi nė tretjen e ushqimit, rekomandohet tė pėrdoret kėshilla qė vijon. Merren 100 gramė rrėnjė qitro zihen nė 500 ml ujė derisa tė avullohet gjysma e tij. Lėngu i pėrfituar, pasi filtrohet, pėrzihet me njė sasi tė barabartė vere tė kuqe tė vjetėr. Nga ky lėng kėshillohet tė merren njė deri nė dy gota nė ditė. Edhe pse nė shije jo fort e ėmbėl, qitro iu rekomandohet edhe personave qė e kanė nivelin e sheqerit tė ulėt. Pasi nė pėrbėrjen e tij, fruta ka shumė glukozė.

29. Pjepri Pjepri ėshtė mjaft i kultivuar dhe i njohur jo vetėm nga fermerėt por nga tė gjithė njerėzit nė vendin tonė. Megjithėse ai ka forma dhe ngjyra tė ndryshme shija e tij e ėmbėl ėshtė mjaft e pėlqyeshme pothuajse nga tė gjithė. Pėr tė gjithė ata persona tė cilėt vuajnė nga pagjumėsia, por qė nuk kanė gjetur ende zgjidhje me medikamentet apo rekomandimet e mjekėve specialistė, kurat popullore japin siguri maksimale. Sipas tyre, konsumimi i pjeprit largon pagjumėsinė, si dhe bėn mirė pėr kancerin e zorrėve dhe tė lėkurės. Pėr kėtė arsye pjepri rekomandohet tė konsumohet nė temperaturėn normale, pa e futur nė frigorifer, pasi i humbasin vlerat. Merret lėvorja e pjeprit zihet pėrreth 60 minuta nė 3 litra ujė dhe mė pas vihet nė frigorifer. Ky ēaj u rekomandohet tė gjithė atyre personave qė kanė probleme me pagjumėsinė. Ndėrkohė qė ata mund ta konsumojnė pjeprin edhe nė mėnyrėn e tij natyrale, por kjo vetėm nė rastet kur pagjumėsia nuk ėshtė kthyer ende nė njė sėmundje kronike. Ndėrkohė qė pėr kancerin e lėkurės dhe atė tė zorrėve rekomandohet qė tė merret tul nga fruti, tė pėrzihet mė mjaltė dhe tė konsumohet pėr 20 ditė me radhė nė mėngjes.

30. Guarana Guarana ėshtė njė tjetėr frut tropikal qė ka gjetur pėrdorim tė gjerė nė mjekėsinė popullore falė vlerave tė saja kurative. Ajo pėrmban proteina, yndyra tė bimėve dhe karbohidrate tė nevojshme pėr funksionimin e organizmit. Nė sajė tė pėrbėrėsve tė sajė guarana ka cilėsi terapeutike, energjetike dhe freskuese. Ajo ėshtė aktivizues natyror i depove energjetike. Bėn rregullimin natyror tė baraspeshės sė punės tė organeve tė brendshme. Nė mėnyrė nxitėse ndikon nė metabolizmin bazik duke i harxhuar yndyrat e grumbulluara. Guarana i adapton dhe stimulon organet pėr pėrballimin e mundimeve tė rėnda fizike. Rrit koncentrimin dhe ruan freskinė mentale. Ėmbėlson lodhjen dhe kthen forcėn. Pengon arteriosklerozėn dhe ndryshimet e enėve tė gjakut si dhe normalizimin e tensionit tė gjakut. Pastron sistemin e gjakut, pėrmirėson qarkullimin e tij dhe nė kėtė mėnyrė qetėson dhimbjet e kokės dhe tė migrenės. Qetėson problemet menstruale. Vitalizon organizmin, sidomos nė mėngjes. Ngadalėson plakjen e qelizave Rregullon punė e zorrėve dhe qetėson sekretimin dhe ndezjen e zorrėve. Ndikon nė sistemim e mesėm nervor njėsoj si kafja, por me mė shumė efekt

31. Mushmolla Mushmolla ėshtė njė pemė e pėrhapur jo vetėm nė vendin tonė por edhe nė Evropė, ndėrkohė qė shumė pak njerėz janė nė dijeni pėr efektet kuruese qė ajo ka. Ajo vjen nga familja Hippophae Rhamnoides (seaberry-ose sea-buckthorn). Mushmolla ėshtė njė ėshtė njė nga bimė e njė nėnklase tė trėndafilit (maloideae). Ndryshe quhet Mespilus Germanica dhe ka filluar tė kultivohet nė zonėn e detit Kaspik qė para 3000 vitesh. Ndėrsa nė Greqi ėshtė njohur nė vitin 700 P.K , teksa nė Romė nė 200 P.K. Ka qenė njė nga frutat e rėndėsishme nė kohėn e perandorisė romake megjithėse tashmė ka filluar tė kultivohet pėrherė e mė pak. Frutat e saj janė tė vogla nė ngjyrė kafe tė zbehtė dhe brenda pėrbėhen nga disa bėrthama tė forta. Ajo ėshtė njė pemė qė njihet dhe kultivohet pothuajse nė tė gjithė trevat e vendit tonė. Pėrveē shijes sė mirė kjo pemė ka po dhe aq tė mira mjekėsore. Mushmolla ka gjetur pėrdorim tė gjerė kundra qelbwzimeve dhe njihet si vrasėse mikrobesh. Ajo ėshtė njė frut qetėsues dhe rekomandohet tė pėrdoret edhe nė mjekimin e plagėve. Efekte pozitive mushmolla ka dhėnė edhe kur pėrdoret si maskė pėr fytyrėn.

32. Kumbulla e butė Kumbulla e butė e cila pėrfshin disa varietete tė ndryshme ėshtė njė pemė e njohur pėr vendin tonė. Megjithėse frutat e saj pėrdoren gjerėsisht nė kuzhinė pėr pėrgatitjen e reēelit dhe ėmbėlsirave tė ndryshme ato kanė gjetur pėrdorim edhe nė mjekėsinė popullore. Frutat e saj tė papjekura kanė njė shije tė thartė ndėrsa nė kohėn e pjekjes ato janė tė ėmbla. Nė mjekėsinė popullore pėrdoren frutat, farat e bėrthamave dhe gjethet. Frutat e kumbullės kanė vlera tė larta ushqimore. Ato pėrmbajnė 8-20 pėr qind sheqer, acide, pektinė, sasi tė konsiderueshme vitaminash, si vitaminė C, PP, A, B1, B2. Po ashtu pėrmban kripėra minerale tė kalciumit, kaliumit dhe tė hekurit. Kumbullat konsumohen tė freskėta, tė pėrpunuara ose tė thata. Me kumbulla pėrgatitet reēel, marmelatė, shurup, raki etj. Kumbullat pėlqehen edhe kur s’kanė arritur pjekurinė e plotė; ato janė freskuese, shuajnė etjen dhe hapin oreksin. Kumbulla ėshtė njė diuretike shumė e mirė qė largon ujėrat e tepėrta nga organizmi, lufton kapsllėkun. Kumbulla rekomandohet tė pėrdoret nga personat qė vuajnė nga hemorroidet dhe diarreja. Ndėrsa bėrthamat e kumbullės luftojnė parazitėt.

33. Kumbulla gjatore Nė mjekėsinė popullore pėrdoren mė tepėr frutat dhe farat e bėrthamave. Frutat mund tė pėrdoren tė freskėta, por edhe tė thata, pasi thahen mė parė nė diell dhe nė vende tė pastra. Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike tė kumbullės gjatore janė tė shumta. Frutat e kumbullės gjatore pėrmbajnė rreth 18 pėr qind sheqer nė trajtė fruktoze, sasi tė konsiderueshme vitaminash A, B1, B2; kripėra minerale tė kalciumit, kaliumit, hekurit, magnezit. Konsumohen tė freskėta, tė thata ose tė pėrpunuara si reēel, marmelatė, shurup, komposto, taki etj. Frutat e kumbullės gjatore janė tė shijshme, aromatike, e tė tretshme dhe pėlqehen mė tepėr se llojet e tjera tė kumbullave. Ato kanė veti tė mira diuretike dhe rekomandohen pėr t’i pėrdorur ata qė vuajnė nga veshkat, nga zemra, nga kapsllėku dhe nga hemorroidet. Bėrthamat e kumbullave gjatore janė qetėsuese dhe pėrdoren kundėr krimbave tė zorrėve. Kumbullat gjatore, si fruta janė shumė tė dobishme dhe tė pranueshme nga stomaku, kanė veti tė mira tretėse, freskuese, janė pastruese tė lehta tė aparatit tretės, pasurojnė gjakun me elemente tė reja dhe luftojnė aneminė. Pėrdoren me sukses kundėr sėmundjeve tė mėlēisė.

34. Luleshtrydhja Ngjyra e kuqe, aroma e mrekullueshme dhe shija e veēantė bėjnė qė luleshtrydhet sė bashku me qershitė tė jenė edhe frutat mė tė pėlqyera tė fėmijėve. Janė njė mijė e njė arsyet se pėrse nuk duhet t‘i ndajmė kurrė nga tavolina. Nė mjekėsinė popullore luleshtrydhja ėshtė ilaēi qė mund tė shėrojė mė shumė sėmundje dhe tė pėrdoret kudo. Ky frut po aq sa i bukur ėshtė nė pamje, por aq dhe i shijshėm dhe freskues ėshtė. Luleshtrydhet mbahen si njė nga ushqimet me pėrmbajtje mė tė lartė tė vitaminė C. Po ashtu ajo ka dhe vlera tė larta mjekėsore duke veēuar kėtu vetinė e saj tė madhe antioksiduese. Mendohet se sa mė shumė tė skuqet fruti, aq mė shumė atij i rriten vlerat antioksiduese. Po ashtu luleshtrydhja ka veti mbrojtėse ndaj radikaleve tė lira, tė cilat shkaktojnė lloje tė ndryshme kanceresh. Pėrveē vitaminės C, ky frut ėshtė njė burim i mrekullueshėm acidi folik, magnezi, potasiumi, vitamine B5 dhe B6, magnezi, roflavine, acidit vajor omega-3, vitaminės K dhe bakri. Ato luftojnė kancerin, ulin rrezikun e infeksioneve, parandalojnė prekjen nga sėmundjet e mėlēisė dhe largojnė dėshirėn pėr tė pirė duhan.

35. Manaferra Nė mjekėsinė popullore pėrdoren frutat, gjethet, lastarėt e njomė dhe rrėnjėt. Frutat e manaferrės pėrmbajnė sheqerna, vitaminė C, karotinė, vitaminė E, acide organike, pektinė etj. Nė fara ndodhet vaji yndyror nė masėn deri 12pėr qind. Tė gjitha pjesėt e bimės kanė veti mjekėsore shumė tė mirė. Gjethet e manaferrės kanė veti rrudhėse, djersitėse dhe qetėsuese. Ato ndikojnė edhe nė uljen e temperaturės. Ēaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarėve pėrdoret me efekt edhe nga kardiakėt (ata qė vuajnė nga zemra), ata me sėmundje tė stomakut bile pėr ēdo njeri, qoftė edhe i shėndoshė, ēaji i pėrmendur jo vetėm qė ėshtė i parrezikshėm, por, pėrkundrazi, ėshtė shumė i dobishėm pėr organizmin e tij. Gjethet e thara tė manaferrės janė pėrdorur nė sėmundjet e mushkėrive pėr ndalimin e gjakut. Frutat e manaferrės shuajnė etjen, pėrdoren nga tė sėmurėt me diarre kronike, me dhimbje nė kyēe, me infeksione nė veshka e nė fshikėzėn e urinės, me kollė etj. Ēaji i pėrgatitur me rrėnjėt e manaferrės ka veti rrudhėse, antiartrike, diuretike, gjithashtu ndikon nė uljen e tensionit tė gjakut. Ēaji me rrėnjėt e manaferrės ėshtė shumė i dobishėm pėr kurimin e diabetit.




Komente

  • ervis shkruajti:

    pershendetje jom me dhimbje veshkash kom 4 vjet qe vuj nga veshkatjom 26 vjec nga elbasani

Shkruaj Koment

 

SHPALLJE