Nesėr shėnohet Dita e Personave me Aftėsi tė Kufizuara

Nesėr shėnohet Dita e Personave me Aftėsi tė Kufizuara

Publikuar mė 2013-12-02

HandiKOS, pėrmes njė projekti tė mbėshtetur nga BE, organizon konferencėn “Harta e Barrierave" pėr njerėzit me aftėsi tė kufizuara, pėr nderė tė 3 dhjetorit, Dita Ndėrkombėtare e Personave me Aftėsi tė Kufizuara.

Pėr tė shėnuar kėtė ditė, HandiKOS organizonė njė marsh prej sheshit Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombėtarė, kur edhe do tė prezantohet Harta e Barrierave.

Gjithashtu tė martėn, Qendra pėr Orientim Shoqėror, do tė prezantojė nė Mitrovicėn Veriore raportin “Pozita e personave me aftėsi tė kufizuara tė komunitetit serb nė Kosovė”, nė kuadėr tė projektit tė sponsorizuar nga BE.

Dita Ndėrkombėtare e Personave me Aftėsi tė Kufizuara, synon ndėrgjegjėsimin e shoqėrisė pėr t’u pėrfshirė nė integrimin e personave me aftėsi tė kufizuara nė pėrditshmėri.

Kujdesi Institucional

Sa i pėrket ndihmės, qė institucionet e Kosovė u japin kėsaj kategorie, mund te thuhet se ėshtė shumė selektive sipas qytetarit tė Lypjanit, Zen Krasniqi. Ai deklaron pėr Radio Drenasi 92.1 se shoqja e tijė, Fatimja, ėshtė e paaftė pėr punė dhe kėrkesa pėr njė ndihmė sociale ėshtė refuzuar vazhdimisht nga komisioni pėr shqyrtim tė kėrkesave edhe pse kjo i plotėson tė gjitha kriteret pėr ndihmė.

Shėrimi i Fatimes ishte tentuar disa herė edhe nga ekspertėt e Kosoves, dhe Maqedonisė, si edhe mė nė fund ekspertėt nė Kroaci e kan shpallur si person me aftėsi tė kufizuar dhe tė pashėruara. Fatimja vuan nga problemi me lėvizje motorrike, mungesė tė folurit, lėvizje jo tė rregulltė etj.

Fatimja kohė mė parė iu kishte pranuar kėrkesa pėr ndihmė sociale, por pasi qė kėrkesa absurde pėr kontrollim mjekėsorė, dhe pėrkundėr deklaratave tė ekspertėve se Fatimja nuk ka gjasa tė shėrimit, asaj iu kishte refuzuar vazhdimi i ndhmės sociale, thotė z.Krasniqi i cili edhe vetė nuk mund tė punojė si shkak i pėrkeqėsimit tė shėndetit tė tijė, dhe ėshtė i papunėsuar.

Pėr shkak tė bugjetit tė zvogėluar nga qeveria, ka shumė persona me aftėsi tė kufizuara, si Fatimja qė iu refuzua ndihma sociale nga institucionet e Kosovės.

Radio Drenasi 92.1 ka tentuar disa herė tė marrė pėrgjigje nga personat pėrgjegjės, por asnjė prej tyre nuk ishte nė gjendje tė jep ndonjė arsye apo pėrgjigje pėr refuzimin e kėrkeses pėr ndihmė sociale pėr disa persona me aftėsi tė kufizuara.

Ndėrsa vetė Radio Drenasi 92.1 ka nėnshkruar disa herė pėrsonave deklaraten se faktikisht mediumi nuk ka vende tė lira tė punės pėr gazetar, dhe pastaj ata gazetar tė papunė vazhdojnė tė marrin ndihmė sociale edhe pse duken mirė pėr nga gjendja shėndetėsore apo edhe punojnė diku tjeter.

Ngecjet e pėrkushtimit tė institucioneve pėr lehtėsim tė jetės pėr pėrsona me aftėsi tė kufizuara janė tė shumta dhe kėrkonė vėmendje tė shtuar. Infrastruktura Ligjore pėr qasje tė personave me aftėsi tė kufizuaara, ende mbetet vetėm nė letėr.

Lėvizja e personave me aftėsi tė kufizuara nėpėr rrugė ėshtė e vėshtirė. Vendkalimet nė shumė vende nėpėr qytete tė ndryshme tė Kosovės ndėrtohen jashtė standardit Evropian.

Rrethi i rrugėve nė vendkalime ėshtė i lartė edhe pėr pėrsona me probleme tė lėvizjes tė cilėt bėjnė lėvizjet me karroca, por qė e kanė vėshtirė t'i kalojnė rrugėtimiet e tyre sepse standardet e rrugeve dhe objekte te ndryshme ende janė tė papėrshtatshme.




Komente

Shkruaj Koment

 

SHPALLJE