Nesër shënohet Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara

Publikuar më

HandiKOS, përmes një projekti të mbështetur nga BE, organizon konferencën “Harta e Barrierave" për njerëzit me aftësi të kufizuara, për nderë të 3 dhjetorit, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Për të shënuar këtë ditë, HandiKOS organizonë një marsh prej sheshit Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtarë, kur edhe do të prezantohet Harta e Barrierave.

Gjithashtu të martën, Qendra për Orientim Shoqëror, do të prezantojë në Mitrovicën Veriore raportin “Pozita e personave me aftësi të kufizuara të komunitetit serb në Kosovë”, në kuadër të projektit të sponsorizuar nga BE.

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, synon ndërgjegjësimin e shoqërisë për t’u përfshirë në integrimin e personave me aftësi të kufizuara në përditshmëri.

Kujdesi Institucional

Sa i përket ndihmës, që institucionet e Kosovë u japin kësaj kategorie, mund te thuhet se është shumë selektive sipas qytetarit të Lypjanit, Zen Krasniqi. Ai deklaron për Radio Drenasi 92.1 se shoqja e tijë, Fatimja, është e paaftë për punë dhe kërkesa për një ndihmë sociale është refuzuar vazhdimisht nga komisioni për shqyrtim të kërkesave edhe pse kjo i plotëson të gjitha kriteret për ndihmë.

Shërimi i Fatimes ishte tentuar disa herë edhe nga ekspertët e Kosoves, dhe Maqedonisë, si edhe më në fund ekspertët në Kroaci e kan shpallur si person me aftësi të kufizuar dhe të pashëruara. Fatimja vuan nga problemi me lëvizje motorrike, mungesë të folurit, lëvizje jo të rregulltë etj.

Fatimja kohë më parë iu kishte pranuar kërkesa për ndihmë sociale, por pasi që kërkesa absurde për kontrollim mjekësorë, dhe përkundër deklaratave të ekspertëve se Fatimja nuk ka gjasa të shërimit, asaj iu kishte refuzuar vazhdimi i ndhmës sociale, thotë z.Krasniqi i cili edhe vetë nuk mund të punojë si shkak i përkeqësimit të shëndetit të tijë, dhe është i papunësuar.

Për shkak të bugjetit të zvogëluar nga qeveria, ka shumë persona me aftësi të kufizuara, si Fatimja që iu refuzua ndihma sociale nga institucionet e Kosovës.

Radio Drenasi 92.1 ka tentuar disa herë të marrë përgjigje nga personat përgjegjës, por asnjë prej tyre nuk ishte në gjendje të jep ndonjë arsye apo përgjigje për refuzimin e kërkeses për ndihmë sociale për disa persona me aftësi të kufizuara.

Ndërsa vetë Radio Drenasi 92.1 ka nënshkruar disa herë përsonave deklaraten se faktikisht mediumi nuk ka vende të lira të punës për gazetar, dhe pastaj ata gazetar të papunë vazhdojnë të marrin ndihmë sociale edhe pse duken mirë për nga gjendja shëndetësore apo edhe punojnë diku tjeter.

Ngecjet e përkushtimit të institucioneve për lehtësim të jetës për përsona me aftësi të kufizuara janë të shumta dhe kërkonë vëmendje të shtuar. Infrastruktura Ligjore për qasje të personave me aftësi të kufizuaara, ende mbetet vetëm në letër.

Lëvizja e personave me aftësi të kufizuara nëpër rrugë është e vështirë. Vendkalimet në shumë vende nëpër qytete të ndryshme të Kosovës ndërtohen jashtë standardit Evropian.

Rrethi i rrugëve në vendkalime është i lartë edhe për përsona me probleme të lëvizjes të cilët bëjnë lëvizjet me karroca, por që e kanë vështirë t'i kalojnë rrugëtimiet e tyre sepse standardet e rrugeve dhe objekte te ndryshme ende janë të papërshtatshme.

Komentet