Traffic Report: Raporto edhe Fito!

Publikuar më

Nëse udhëtoni rregullisht nëpër magjistralet e Kosovës, na njoftoni për problemet që i hasni në trafik, dhe pas disa njoftonimeve (zakonisht 10 njoftime), ju mund t'i fitoni 10 EURO mbushje në celularin tuaj.

Njoftimet i bëni vetëm nga celulari i juaj pasi që njoftimet regjistrohen në numrin tuaj për të fituar mbushjet.

Numri për të informuar studion me informata mbi problemet ne trafik SMS 044-946-700.

Problemet mbi trafikun mund me qene si: Bllokim i rrugës nga prishje e ndonjë makine, aksident, pengesa, kafshë në rrugë, radar, kontrolle policore, përmbytje të rrugës nga të reshurat e shiut ose borës, etj.

Kur dërgoni informatat ju lutemi e shkruani shkurtimisht se çfarë ka ndodhur, vendin ku ka ndodhur problemi, drejtimi, dhe nese ka rrugëdalje psh. dy vetura aksident, Fushe ks, drejtimi Peje, kaloni majtas apo djathtas ose rruga mbyllur.

Mos dërgoni SMS duke vozitur! Por, ndaloni ose nëse nuk mund të ndaleni na telefononi në 038-585-921.

Emisioni Traffic Report pranon edhe transmeton njoftimet tuaja nga ora 08:00-17:30, ditët Hënë-Premte.

Ndihmoni bashkëvozitësit tjerë, dhe shpërblehu me Radio Drenasi 92.1 FM!

Komentet