Cilesia e dobet e derivateve ne Kosove, qindra vetura ne autoservise

Publikuar më

Naftaret obligohen qe ngrirjen e naftes ta garantojne vetem deri ne -20 grade celziues si kusht minimal per cilesi nga autoriteti kontrollues i MTI-se (Ministria e Tregtise edhe Industrise).

Ne Kosove Janari shenoi temperatura edhe me ulet se -20 edhe keshtu shume vetura e grumbulluan neper autoserviset e Kosoves. Problemet ishin duke filluar nga kristalizimi i naftes neper rezervare te veturave, filtra, pompa, dhe injektore.

Kostoja e ketyre prishjeve nga cilesia e dobet e derivateve perveq telasheve u shkaktoi qytetareve mijera euro ne deme financiare gjate rregullimit te veturave te prishura nga cilesia e dobet e derivateve.

Perkunder faktit se autoserviset kishin qindra vetura me probleme te cilesise se naftes, MTI thote se kete vit nuk e kishte asnje ankese. Ata ne webfaqen e tyre nuk kane ndonje formular te ankesave perkunder faktit se behet nje udhezim i tille, por ekziston vetem nje numer telefonik 0800 11000.

Nje qytetar thote se kur tentoi te beje anekese permes faqes se MTI-se, pa qe aty ekziston vetem nje numer telefoni, por nuk kishte mundesi te pershkruante ne detaje ankesen ne email adrese te Ministrise. Ai kishte pas probleme me ngrirjen e naftes ne rezevarin edhe filtrat te nje veture Mercedes-Benz e vitit 2007.

Qytetari per shkak te kostos se madhe per bartjen e vetures tek servisi kishte vendos qe ta shpraz nje pjese te naftes ku e kishte te mbushur plote, ta ndrroj filterin, ti blej 10L nafte edhe ato i ngrohe ne nje temperature 30C duke mbushur edhe 1L anti-kristalizues (nje adetiv qe naftaret eshte dashte tia hudhin naftes se tyre), dhe pastaj keto i fuse ne rezervarin e ngrire. Vetura automatikisht kishte ndezur.

Zakonisht nafta ne temperaturat me te uleta se -20C kristalizohet apo gjellohet edhe nga pamja behet e bardhe e ngjashme me qumesht. ku nafti i gjelluar pastaj bllokon filterin, pompen edhe injektoret.

Nafti i gjelluar kur ngrohet rikthehet ne gjendje te meparshme, por nga presioni gjate tentimit te ndezjes mund te shkaterroi filterin, gypat, pompen, dhe injektoret pasi qe nafta behet e trashe edhe nuk mund te kaloi neper filter apo kanale te ndryshme ne sistemin e naftit.

Per parandalimin e kristalizimit apo gjellit te derivateve nevojitet nje adetiv qe parandalon kristalizimin. Ky adetiv zakonisht vendoset ne kohen e dimerit. Disa dyqane e shesin kete adetiv qe mban emrin "Anti-Gel" apo anti-gjell ku nje sasi prej 330ml trajton deri ne 100L, dhe ka nje kosto nga 4 deri ne 8 Euro.

Komentet