Ambasada Kanadeze: Ejani në Kanada

Publikuar më

Kanadaja është e njohur si vendi më i madh për nga sipërfaqja tokësore, por kjo nuk është e vetmja gjë që e dallon këtë shtet nga SHBA. Së pari, ky vend pranon një numër të madh të të huajve qoftë për punë apo edhe për jetesë, dhe kushtet e mira shoqërore e bëjnë një vend të përshtatshëm për t'u adaptuar edhe për të jetuar.

Kanadaja ka nevojë për fuqi punëtore, për shoqëri të re për ta plotësuar mungesen e popullatës me moshë të re, dhe një shtet që synon rritjen e zhvillimit ka nevojë për njerëz të aftë për punë.

Rinia e madhe Kosovare të cilët i kanë humbur shpresat e tyre për Kosovë, vazhdimishtë po kërkojnë një vend që ua plotësonë standardin e mirë jetësorë për një jetë të sigurtë ku mund t'i realizojnë ëndërrat e tyre.

Për të realizuar lëvizjen e tyre drejt një shteti të zhvilluar sikurse Kanadaja, disa prej tyre ju nënshtrohen edhe rrugëve ilegale, por edhe mashtrimeve.

Për arsye të ndryshme e të lartëcekurat, Ambasada Kanadeze në Zagreb përmes zyrës për migracion në Vienë të Austrisë ka planifikuar që me 6 Mars të mbajë një sesion informimi në Prishtinë.

Shikoni më poshtë postimin e Ambasades Kanadeze në Zagreb për Kosovë.

Komentet