Pemët dhe perimet duhet ngrënë dhjetë herë në ditë

Publikuar më

Konsumimi i pemëve dhe perimeve dhjetë herë në ditë do ta parandalojë paraqitjen e kancerit, thonë ekspertët.

Shkencëtarët nga Imperial College në Londër i publikuan rezultatet e hulumtimit sipas të cilit konsumimi i pemëve dhe perimeve 10 herë në ditë mund t’i parandalojë 7,200 raste të vdekjes nga kanceri dhe afër 14.000 goditje në tru në vit.

Vetëm dhjetë porcione me nga 80 gramë pemë dhe perime mund ta zvogëlojnë rrezikun e kancerit për 13 për qind dhe sëmundjeve të zemrës me 24 për qind, transmeton Koha.net.

Udhëheqësi i projektit hulumtues, Dagfin Aun, tha se është vërtetuar se pemët dhe perimet e ulin nivelin e kolesterolit, e rregullojnë presionin e gjakut, e forcojnë shëndetin e enëve të gjakut dhe të sistemit imunitar, sigurisht për shkak të një rrjeti kompleks të ushqyesve.

“Pemët dhe perimet përmbajnë antioksidantë, të cilat i zvogëlojnë dëmtimet e ADN-së, duke rezultuar në një rrezik të reduktuar të kancerit,” tha ai.

Shkencëtarët i analizuan të dhënat nga 95 studime për konsumin e pemëve dhe perimeve dhe konstatuan se konsumimi i tyre 10 herë në ditë e ul rrezikun prej vdekjes së parakohshme për një të tretën.

Komentet