Dënim me kusht për armëmbajtje pa leje

Publikuar më

Halil e Naser Berisha u dënuan me gjashtë muaj burg me kusht për armëmbajtje pa leje.

Gjykata i shpalli fajtorë Halil dhe Naser Berishën pasi që pranuan fajësinë lidhur me veprën penale mbajtje nën kontroll, posedim dhe shfrytëzim të paautorizuar të armëve.

Halil e Naser Berishës iu shqiptua dënimi me kusht prej gjashtë muajsh. Ata nuk duhet të kryejnë vepër tjetër penale në afat prej një viti, nëse nuk dëshirojnë ta kalojnë në burg dënimin e shqiptuar.

Prokurorja e shtetit e miratoi pranimin e fajësisë së të akuzuarve dhe i propozoi gjykatës që të njëjtën ta marrë si rrethanë lehtësuese.

Po ashtu edhe avokatët e të akuzuarve e përkrahën pranimin e fajësisë së të mbrojturve të tyre dhe kërkuan nga gjykata dënim sa më të butë.

Ata si rrethana lehtësuese përveç pranimit të fajësisë kërkuan të merren parasysh edhe gjendja ekonomike, pajtimi me të dëmtuarin, koha e kryerjes se veprave penale dhe sjellja e të akuzuarve në gjykatë.

Gjyqtari i vetëm gjykues shpalli aktgjykimin me të cilin të akuzuarit i dënoi me 6 muaj burg, por që i njëjti dënim nuk do të ekzekutohet

Halil dhe Naser Berisha akuzohen nga prokuroria se më 17 maj 2002 rreth orës 12:00 në fshatin Godishnjak të Podujevës në oborrin e shtëpisë së Skender Berishës për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme me kërcënime të ndërsjella i kanë vringëlluar armët.

Sipas aktakuzës, në atë kohë Halil Berisha e kishte një pistoletë të tipit kalibrit dhe numrit të panjohur, ndërkaq i dyshuari Naser Berisha pushkën automatike AK-47 me ç‘rast secili veç e veç kanë kryer veprën penale në kundërshtim me rregulloren e UNMIK-ut për autorizimin e posedimit të armëve në Kosovë.

Edhe dje Kujtim Bejiqi u dënua me 800 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Komentet