Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Prizren

Publikuar më



Policia e Kosovës pas një hetimi një javor, ka identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar për vjedhje në tregun “Fatoni” në rrugën William Walker” në Prizren.

Këta të arrestuar më 7 maj kanë vjedhur gjësende me vlerë 850 euro, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Të arrestuarit para avokatëve mbrojtës kanë pranuar të kenë kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Prokurori i këtij rasti ka urdhëruar masën e arrestit për 48 orë, derisa hetuesit po punojnë për gjetjen e sendeve të vjedhura.

Hetuesit policor te njëri prej të arrestuarve ka gjetur një bankënotë false të 20 eurove, të cilën e kishte blerë për 10 euro nga njëri prej bashkëkryerësve të vjedhjes.

Komentet