Madonna në telashe

Publikuar më

Esmeralda Seferi

Madonna mund të jetë një ndër këngëtaret më të famshme në planet por statusi i një personazhi publik nuk është gjithmonë i shoqëruar me përfitime.

Mbretëresha e Pop-it ka shprehur zhgënjimin me “FedEx” pasi shërbimi korrier ka refuzuar të besojë se ajo është vërtet Madonna.

Ajo pretendon se ka hasur vështirësi në marrjen e një pakoje pas dyshimeve të ngritura lidhur me identitetin e saj.

Madonna e ka bërë publike shqetësimin e saj përmes një postmi të bërë në rrjetin social Instagram, duke shkruar: “Kur ke argumentuar me “FedEx” për gjithë javën që ti je vërtet Madonna dhe ata ende nuk ta dërgojnë pakon”.

“FedEx” i është përgjigjur menjëherë postimit të Madonna-s, duke komentuar: “Çkemi, jam Julia. Do më pëlqente t’ju ofroja ndihmën time. Ju lutem më dërgoni adresën, numrin e pakos dhe numrin e telefonit”.

Komentet