Thaçi i përvetësoi mbi 500 mijë euro nga tatimpaguesit

Publikuar më

Sipas një tenderi të mbyllur, që ishte vetëm mes një firme lobuese amerikane nga Brian Ballard, zyra e presidentit ka arrit marrëveshje me 517 mijë e 198 euro për lobim përsonal tek Presidenti Trump.

Sipas portalit Insajderi, kjo kontratë me firmen Ballard Partners ka për qëllim lobimin në përmisimin e imazhit të presidentit Thaçi karshi presidentit amerikan Trump.

Brian Ballard është përsoni i afërt me presidentin Donald Trump meqense ai ishte organizatori i fondeve për fushatën presidenciale në SHBA. Pas kësaj, firma Ballard përfitoi shumë suksese nga subjekte që donin t'i ofroheshin presidentit Trump, një ndër ta edhe Thaçi.

Kohë më parë presidenti Thaçi u akuzua se edhe fotografmin me presidentin Trump e kishte blerë me para.

Poashtu, sipas mediumit publik RTK, për presidentin Thaçi një gazetar Britanik ka përgaditur një libër që pritet të publikohet në ditën e Pavarësisë.

Deputeti Deda ka reaguar lidhur me shpenzimin e parasë publike nga presidenti Thaçi për blerjen e të ardhmës përsonale politike.

"Dy veprimet e fundit të bartësve shtetëror në Kosovë japin një sinjal të qartë. Njëri, Thaçi, me gjysmë milion euro të qytetarëve të varfër mendon që mund ta blejë të ardhmen politike – që nuk mundet; tjetri, Haradinaj, me nënshtetësi të Shqipërisë mendon që mund t’i ikë izolimit ndërkombëtar – që nuk mundet. Qartë po përgatiten për fillimin e tyre të ri, jo si udhëheqës shtetëror – por më së paku si udhëheqës në opozitë", ka shkruar Deda.

Komentet