Haradinaj për vete ngriti 100% pagën, kurse të tjerëve 4%

Publikuar më

Punëtorëve të institucioneve publike qeveria Haradinaj ua ka ngritur pagën për 4% duke filluar nga dita e parë e vitit.

Kohë më parë Haradinaj ia ngriti vetit pagën për 100% duke ia dyfishuar me shumën rreth 3,000 Euro. Arsyeja e ngritjes së pagës fillimisht e dha se kishte nevojë për shpenzime edhe garderobë më të mirë.

Qytetarët ia grumbulluan qindra kravata edhe ia lanë te gardhi i objektit të Qeverisë që është ironikisht i thurur me hekura të lartë mbrojtës nga qytetarët.

Ngritje të madhe të pagës kishin edhe 72 Zavendësministrat e tijë, që po konsiderohet një ndër megaqeveritë historike edhe që kryemninistri në disa raste nuk e di nëse ata janë zavendësministra që ai i ka firmosur.

Ngritja me 4% sillet me një shumë 10-40 Euro, varësishtë nga paga.

Komentet