Edhe Drenasi merr pjesë në garë ndërkombëtare të Matematikës

Publikuar më

Instituti ATOMI, me përkrahje nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe me autorizimin e Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF), organizon Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2018 – Math Kangaroo Contest – Kosovo 2018 (MKC-K) në Kosovë.

Sipas koordinatorit Driton Bilalli, në këtë garë për herë të parë merrin pjesë edhe studentë nga Komuna e Drenasit.

Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për matematikë, që ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e matematikës, si dhe përkrahjen e talenteve të fushës së matematikës. Në vitin 2017, në tërë botën kanë marrë pjesë mbi 6 milionë nxënës nga mbi 70 shtete të ndryshme të botës. Më 17 mars 2018 të gjithë nxënësit e shkollave publike dhe private të Republikës së Kosovës mund të marrin pjesë në këtë garë. Në fund të gjithë nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me Certifikata të pranuara ndërkombëtarisht, që pasqyrojnë rezultatin e tyre në këtë test.

Komentet