Sot rifilluam punën në studio me lokacion të ri

Publikuar më

Shkak i shumë problemeve me furnizim stabil të energjisë elektrike në Drenas firma ALBATEC SH.P.K. mori vendim që të ndryshoi lokacionin e studios së radio stacionit Radio Drenasi 92.1 në një zonë që ofron infrastrukturë më të sigurtë të furnizimit me energji elektrike nga Zona Industriale në Prishtinë.

Neglezhenca e madhe e kompanisë KEDS për furnizim me energji stabile po i dëmton rëndë bizneset në Komunën e Drenasit. Sipas paisjeve monitoruese në shumë raste është evidentuar se brenda 4 dite ka pasur deri në 36 ndërprerje të energjisë me kohëzgjatje mbi 1 orë. Përveç ndërprerjeve apo reduktimeve, Drenasi ballafaqohet edhe me tension të ulët të energjisë Elektrike që shkakton dëme të mëdha në paisje elektronike.

Alternativa për furnizim me energji elektrike nga gjeneratori kishte një kosto të madhe rreth 10 mijë euro, dhe poashtu shtoheshin shpenzimet operative me derivate për furnizim me energji elektrike.

Duhet theksuar se edhe politikat nga Komuna e Drenasit nuk kanë qenë përkrahëse duke bërë asnjë presion apo kërkesë tek KEDS në rregullimin e problemit me furnizim stabil të energjisë elektrike për bizneset në Drenas. Kosova në përgjithësi ka problem me energji, por disa komuna si Drenasi janë të ngelizhuara jashtëmase.

Sidoqoftë, me këtë ndryshim radio stacioni tani është pronare e lokacionit të ri edhe do ofroi kualitet më të madh për bizneset edhe dëgjuesit e kësaj radio.

Komentet