Kosova feston Pavaresinë, 10 vjet e izoluar

Publikuar më

Në Evropë sot po feston pavarësinë shteti më i ri, por kjo ditë është edhe 10 vjetori i shtetit më të izoluar, Kosova.

Kremtimi shtetërorë i Pavarësisë së Kosovë është shtyrë që të bëhët nesër, ashtu si thuhet për nderë të ndërkombëtarëve sepse kanë qëlluar të nxënë në konferencen e Mynihut në Gjermani. Pra, paradat nga FSK, Policia, etj. do të bëhët nesër.Për disa të huaj ky vendim për shtyrje të kremtimit shtetëror është konsideruar edhe e qudishme.

Sidoqoftë, vendi po feston 10 vjetorin pa lëvizje të lirë të qytetarëve të saj. Ata janë izoluar nga kushtet e ashpra të vendosura nga po ata ndërkombëtar që po i presin qytetarët e Kosovës nesër për të filluar kremtimin e pavarësisë.

Kushti i parë ishte ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, dhe pasi që tani Ramush Haradianj po pajtohet me ratifikim, zyrtarët Evropian dy ditë më parë ia rikujtuan Qeverisë se liberalizimi ka edhe një tjetër kusht, ai i luftës kundër korrupsionit.

Duke pas parasysh që korrupsioni ka prekur të gjitha institucionit, por edhe vetë udhëheqësit e shtetit, ky kriter jo edhe i panjohur është i vështirë të realizohet duke pas parasysh se edhe Shqipëria u ballafaqua me vite lidhur me po këtë kriter.

Ulja e nivelit të korrupsionit ka një vështërsi të arrihet sepse neopotizmi në institucionet shtetërore është i madh.

Vullneti për luftim të korrupsionit është i vogel sepse përkundër memorandumeve të arritur mes Qeverisë edhe Ambasadës Britaneze për përzgjedhjen e zyrtareve të bazuar në kritere, prap ky memorandum po injorohet nga Qeveria Haradinaj meqense ka shumë borde u zgjodhen në vija partiake edhe pazaresh politike, dhe Ambasada Britaneze për media u shpreh e dëshpruar, por emrimet politike vazhduan.

Komentet