Moti izolon fshatin Berishë

Publikuar më

Të reshurat e borës, dhe erërat e forta kanë bllokuar rrugën Tahir Berisha që shpie për në malet e Berishës duke akumuluar deri në 2 metra borë në rrugë brenda 2-3 orëve.

Vështërsive të banorëve i shtohet edhe ndërprerja e energjisë elektrike përshkak të rrjetit të dobët, KEDS ka ndërpre linjen e energjisë përmbi fshatin Tërpezë ku nga këto fshatëra furnizohen me energji elektrike.

Komuna e Malishevës gjatë ditës ka pastruar rrugët e këtyre fshatrave, por në disa rrugë gjendja e tyre u përkeqësua brenda orësh.

Disa qytetarë janë parë duke tentuar pastrimin e rrugëve me dorë për të penguar bllokimin e rrugëve nga bora.

Komentet