Të premten lansohet platforma e re digjitale për komunën e Drenasit - Radio Drenasi 92.1 FM

Të premten lansohet platforma e re digjitale për komunën e Drenasit

Publikuar më

Komuna e Drenasit tashmë është pajisur me një platformë të re digjitale e cila do të lehtësojë komunikimin dhe bashkëpunimin mes banorëve të Drenasit me komunen dhe zyrtarët përgjegjës.

Kjo platformë e re është krijuar nga pesë vajza te reja, grantiste të projektit ‘Tech4Policy’. Qëllimi i këtij projekti është ngritja e punësueshmërisë së grave dhe vajzave në fushën e TIK-ut përmes bashkëpunimit të afërt me qytetarë dhe udhëheqës lokalë. Tech4Policy gjithashtu e ka synim rritjen e transparencës së qeverisjes në nivel lokal.

Ky projekt përfshin 10 komuna dhe 250 vajza të cilat kanë punuar drejtë zhvillimit të produkteve digjitale që do të u shërbejnë qytetarëve dhe do të kontribuojnë në mirëqenjen e tyre sociale.

Pas shumë takimeve me qytetarë, me përfaqësues komunalë si dhe me kryetarin e komunes, Z. Lladrovci, ekipa e ‘DrenasOnline’ kanë punuar drejtë përshtatjes së platformes ndaj nevojave të komunës së Drenasit. Këtë të premte do të bëhet lancimi i platformës në sallën e kuvendit në Komunën e Drenasit.

‘Tech4Policy’ është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i impelemtuar nga Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova.

Komentet