Kujdes, me pishinat që frekuentoheni!

Publikuar më

Ardhja e stinës së verës dhe temperaturat e larta kanë rritur numrin e njerzve që ju drejtohen pishinave dhe plazheve .

Shumica prej tyre nuk do të kenë mundesinë të shkojnë ne bregdet,dhe zgjedhin frekuentimin e shpeshtë te pishinave.
Por larja në një pishinë përvec relaksit mund të shkaktojë edhe infeksionë.

Pastrimi ujit në pishina bëhet me mjete kimike e mikrobiologjik.
Klori përdoret për dezinfektimin e pishinave reagon me shumë substanca kimike sekrete nga trupi i njeriut, në mënyrë të vecantë me acidin urik, i cili gjendet te urina dhe aktivizon kështu substanact e rrezikshme.
Duhet bërë kujdes në pishinat ku ka shumë fëmijë pasi fëmijet janë më të predispozuar për të urinuar në ujë.


Prezenca e klorit në pishina sigurisht që eleminon bakteret që ndodhin në ujë por koha për ti zhdukur është e ngadaltë.
Për të zhdukur bakteret si cryptosporidium që më së shumti gjendet në pishina, kërkojnë kohë për tu eleminuar dhe mund të mbijetojn deri ne 10 ditë në ujë.

Parazitët e cryptospordium janë një nga shkaqet më të zakonshme te diarresë infektive tek njerzit.

Komentet