Janë mbledhur 316 tonë mbeturina

Publikuar më

Aksioni " Të pastrojmë Kosovën" që nisi me 15 shtator kanë marrë pjesë mbi 100 mijë qytetarë vullnetar , dhe janë mbledhur 46 mijë thasë me rreth 316 tonë mbeturina.

Ndërkaq , Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Fatmir Matoshi në konferenc për media tha, se ky aksion planifikohet të ndahët në shtatë rajone të Kosovës nga 10 ditë dhe për secilin rajon do të merren me mbeturina inerte.

Ndërsa zëvendësministri i Arsimit Arbër Geci tha se MASHT ka marrë vendim që mësimdhënësit dhe nxënësit të angazhohen për pastrimin e shkollave gjatë këtij aksioni , si dhe të ngrisin vëtdijen e nxënxëve për rëndesinë e ambientit duke zhvilluar tema të tilla.

Në këtë aksion po ashtu kanë marrë pjesë edhe komunat serbe dhe se aksioni është zhvilluar me sukses.

Aksioni " Të pastrojmë Kosovën " do të zgjasë deri me 15 dhjetor.

Komentet