Pal Lekaj: Shoferët e Kosovës do të ritestohen

Publikuar më

Ministri i MTI-së, Pal Lekaj, ka nisur një Udhëzim Administrativ ku kërkohet ritestimi i shoferëve të Kosovës.

Qytetarët e Kosovës e konsiderojnë këtë vendim të ministrit si të padrejtë edhe të panevojshëm. Mirëpo, ministri Lekaj arsyeton se kjo masë do rrisë sigurinë në qarkullimin rrugorë të Kosovës që ka fatalitete shumë të mëdha.

Në vendet e huaja ekziston ritestimi, por zakonisht për shkelësit e rëndë të rregullave, sikurse përdoruesit e alkoolit që ju merret patentshoferi. Poashtu, me humbjen e pikëve ju mirret patentshoferi dhe për t'u paisur kërkohet ritestimi.

Kshilli për të Drejtat e Njeriut këtë vendim të ministrit e konsideron si shkelje e të drejtave të njeriut, dhe zhvatje të parasë së qytetarit.

Supozohet se për ritestim të patentshoferit, shërbimi do bëhët nga një kompani private e përzgjedhur me tenderim nga MTI.

Komentet