Një qytet në Kanada punësoi 400 dhi

Publikuar më

Qyteti Edmonton që gjendet në territorin provincial Alberta në Kanada, ka huazuar nga fermerët e dhive 400 krerë për një qëllim, shkatrrimin e barishtave nëpër parqet e qytetit.

Ky kryeqyteti i provinces ka shumë parqe të gjelbëruara me një sipërfaqe bukur të madhe. Mirëpo, barishtat janë ato që po i shkaktojnë dëme këtyre parqeve duke e shkatrruar pamjen gjelbëruese në qytet. Qyteti ka vendosur një rregull në zvogëlimin e përdorimit të herbicideve kundër barishtave, dhe si rezultat është nevojitur një zgjidhje natyrale për eleminimin e barishtave pa përdorim të herbicideve.

Dhia për qëllime të tilla është duke u përdorur edhe në vende të tjera të botës për eleminimin e disa barishtave që dëmtojnë parqet, por edhe për kontroll të zjarreve sikurse në Spanjë.

Sistemi i tretjes që e ka dhia është aq i fortë sa që farërat e barishtave nuk mund të mbijetojnë, dhe kështu plehrat që ato i lirojnë janë të dobishme por duke e ndalur ciklin e shumëzimit të barishtave.

Komentet