Janë sulmuar dy të rinj ne Novi Sad të Serbis, vëtem se flisnin shqip

Publikuar më

Dy te rinje shqiptare te lindur ne vitin 1999, u sulmuan nga nje grup serbesh ne Novi Sad të Serbis , mes natës se të shtunës dhe te dielës, njeri nga te cilët pësoi edhe plage të rënda si pasojë e rrahjeve brutale.

Njëri prej te sulmuarve që u identifikua si Çlirim maloku, kishte shkuar ne Novi Sad ne kerkim te punes dhe te nje jete me te mire.Ndërsa, G.B flet serbisht dhe jeton ne këtë qytet.

I riu me inicialet G.B ka thënë se ne momentin kur i kane degjuar duke biseduar shqip, serbet kane filluar ti sulmonin.Nuk jam i sigurt nese ishin kater apo pesë veta.Gjithqka ndodhi brenda nje minute.Ishin moshatar me ne, ndoshta edhe me te rinje se ne.Shoku im ra me koke për toke,dhe une u perpoqa ta ndihmoja pastaj filluan te me godasin edhe mua.Na goditen me grushta dhe shqelma, nuk e dij se cfare ndodhi me tutje", tha B.G i friksuar.

Viktimat u shpetuan nga thirrjet e dy grave nga nje kiosk aty pran, pastaj erdhi Ambulanca dhe Policia.

Me te marr lajmin për rastin, ne Novi Sad ka shkuar vellau i te lenduarit rënd Çlirim Maloku,Dibrani.Ai thote se vellau i tij Çlirimi vetem sa ka mbaruar shkollen e mesem dhe ka ardhur ne Novi Sad për te punuar sepse kishte degjuar se është nje qytet i qetë.

Në Kliniken Spitalore në Novi Sad kanë konfirmuar se gjendja shëndetsore e Çlirimit është jashtë rrezikut për jete.

Lidhur me këtë incident kanë reaguar edhe krerët e institucioneve të kosovës

Komentet