Kanada vendi që legalizoi kanabisin

Publikuar më

Shteti Kanadez bëhët një ndër vendet e para që me 17 Tetor legalizoi përdorimin, shitjen, si dhe kultivimin në përmasa të vogla të kanabisit.

Ligjvënësit arsytuan vendimin historik me faktin se me legalizim humbësit më të mdhenjë janë kriminelët që kanë përfituar miliarda dollar duke shkaktuar edhe viktima të shumëta në aktivitetin e tyre kriminal.

Kanadaja pritet që të përfitoi ekonomikisht rreth 5 miliard dollar qarkullim në vit me legalizimin e kanabisit.

Firmat agro-kultivuese tani do jenë përfituesit më të mdhenjë gjatë prodhimit të kanabisit.

Ditën e kaluar shumë dyqane me leje në Kanada kanë pas mungesë të kanabisit shkak i kërkesave të mëdha qe kishte pasur gjatë këtyre 2 ditëve të para.

Kanabisi në Kosovë ligjërisht konsiderohet një ndër substancat bimore narkotike të ndaluara. Mirëpo, përdorimi i saj ka gjetur një trend në rritje sidomos nga grupmoshat e reja që ofrojnë përfitime të mëdha financiare për rrjetet kriminale e trafikantëve të substancave të ndryshme narkotike.

Komentet