Reagon Presidenti Hashim Thaqi,me rastin e perleshjes e vellait të tij

Publikuar më

Gani Thaqi, vella i presidentit të Kosovës Hashim Thaqi, ka sulmuar fizikisht drejtorin e Byrosë se sigurimeve të Kosovës (BKS) Blerim Pushkollin, po ashtu edhe drejtorin e kompanis se sigurimeve "lllyria Insurance", Gianni Sokolic.

Me kete rast ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi në rrjetin social facebook ku ka kerkuare nga organet e rendit që ta trajtojnë rastin në përputhje me ligjin në te cilin te gjithe jemi të barabartë para ligjit dhe drejtësisë.

Postimi i plotë i presidentit Thaqi ne facebook:

Jam njoftuar për përfshirjen e vëllait tim në një përleshje sporadike fizike. Asnjëherë nuk do ta arsytoj asnjë veprim të kundërligjshëm të askujt, aq me tepër në një rast si ky. Të qenit familjare i një zyrtari të lartë nuk nënkupton imunitet dhe amnisti për askënd. Përkundrazi.Përgjegjësia është individuale.I ftoj organet e rendit që ta trajtojnë rastin në përputhje me ligjin.Vetëm kështu ndërtojmë shtet ligjor, në të cilin të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe drejtësisë.

Komentet