Poli veriut të tokës po lëvizë duke shkaktuar telashe në lundrim

Publikuar më

Shkencëtarët Gjeologjik theksojnë se poli magnetik i veriut është duke lëvizur me një masë të madhe duke shkaktuar telashe në lundrim të anijeve, ajroplanëve, dhe mjeteve ushtarake të cilat bazohen në kompasin për orjentim.

Sipas Gjeologjistit Britanez, Ciaran Beggan, poli verior është duke lëvizur më shumë se 50km në vit në drejtim të Rusisë.

Poashtu, flota e ushtrisë detare të SHBA-së ka urdhëruar që të bëhët kontrollimi shkencor i modelit magnetik për orjentim me kompas që të bëhët sa më parë duke kërkuar më herët se 5 vite.

Zakonisht kontrollimi shkencorë i modelit magnetik për kompasët nuk shikohet para 5 viteve për shkak të lëvizjeve të vogla që kanë ndodhur nga viti 1900 deri në vitin 1980, por në vitet e fundit ndryshimi i polit të veriut magnetik është i madh edhe lundrimi përmes modeleve magnetike mund t'ia humb drejtimin mjeteve lundruese.

Gjeologjistët theksojnë se modelet elektronike që orjentohen përmes GPS satelitëve sikurse veturat nuk ndikon në këto lëvizje të polit verior.

Disa celular përdorin kompasin magnetik për orjentim të polit verior në orjentimin e hartave apo edhe lojërave por nuk ka ndikim të madh në këtë aplikacion për pikat.

Poli veriut të tokës lëvizë si shkak i rrymave të hekurit të lëngët që e ka bërthama e tokës, dhe toka mund edhe të zhvendosë polin e veriut në pjesen e kundërt të saj në jug, që ka ndodhur disa herë më parë por jo në kohërat tona teknologjike. Andaj, efekti i zhvendosjes së polit veriror nuk dihet sigurt.

Komentet