Kryeministrit Haradinaj po i shtohen grevistët

Publikuar më

Sherri i ngritjes së pagës për vetëveten me 100% krijoi një domino efekt në kërkesat e ngritjeve të pagave nga punëmarrësit publik duke filluar së pari nga punonjësit administrativ në zyrën e kryeministrit, pastaj minatorët, punëtorët e QKUK-së, dhe punëtorët e arësimit.

Me anë të një vendimi të kryeministrit për shpërblim me 300 Euro për punonjësit administrativ Haradinaj tentoi që t'i blej nga greva apo kërkesa për rritje pagash. Por, si duket punonjësve administrativ kjo nuk i bëri përshtypje pasi që tani ata kanë paralajmëruar që të hynë në grevë deri në ngritje të pagave.

Me vendimin e kryeministrit, ngritje më të madhe kishte presidenti, pastaj kryeministri edhe kryegjykatësit, dhe e tërë klasa politike duke përfshi deputet, ministra, zavendësministra, shoferët e tyre, etj.

Përkundër faktit se arsimi në Kosovë ka ngecje të madhe në kualitet, kryeministri vendosi që punëtorëve të arësimit të mos ua ngris pagat sikurse shoferave të tijë. Sindikata e arësimit po vazhdon grevën, dhe nuk duket se janë afër ndonjë marrëveshje pasi që takimi i fundit nuk kishte asgjë konkrete por vetëm premtime.

Grevistët më të fundit që iu bashkuan punëtorëve të QKUK-së janë ortopedët duke ju bashkangjitur grevës së kirurgëve për ngritje pagash. Deri më tani Qeveria Haradinaj nuk e ka marr seriozisht rrezikun shëndetësorë që po pësojnë qytetaret për nevoja me ndërhyrje kirurgjike.

Vendimi i Kryeministrit Haradinaj për ngritje të pagës 100% për vetëveten si duket tani po e jep paknaqësinë e madhe të standardit të jetesës për punonjësit publik meqe paga e klasës politike është deri në 12 fish më e madhe se ajo minimalja e një punëtori të thjeshtë.

Komentet