Der Standard: Corey Lewandowski lobues i fuqishëm për ndarje të Kosovës

Publikuar më

Sipas gazetës Austriake Der Standard, Corey Lewandowski është lobuesi më i fuqishëm për ndarje të Kosovës apo "korrigjim kufijsh".

Corey figuron si themelues i firmes lobuese Twin Rocks Global LLC, që do loboi për partinë nacionaliste Serbe SNSD për ndarjen e BeH të përkrahur nga Rusia.

Sipas mediave prestigjioze, dyshohet se edhe udhëheqësit Kosovar kanë krijuar kontakte direkte duke shfrytëzuar shërbimet e ofruar nga Lewandwoski, që një gjë të tillë e ka konfirmuar bashkëthemeluesi Berry Bennett.

Sipas Wikipedia, Lewandowski ka qenë kryesues në strategjinë e fushatës zgjedhore për Donald Trump, dhe është i njohur për bashkërëndim në principet edhe rregullat shtërnguese në fushatën anti-imigruese të Presidentit Trump. Në një rast, Lewandowski kishte përqeshur një imigrant me sindromin Down, dhe kishte refuzuar të kërkonte falje për sjelljet skandaloze.

Lewandowski, sipas shkrimeve ne gazeten Washington Post, dyshohet se ka pas përfshirje me disa organizata nën ndikimin Rus.

I pyetur për komunikimet me Rusët, Lewandowski nuk ishte në gjendje që ta mohonte një gjë të tillë por vetem kishte thënë se nuk ka komunikuar "Aq sa më kujtohet". Mirëpo, ish-kshillëtari i Presidentit Trump, Carter Page, njeriu i afërt me lidhje të ngushta Ruse, kishte ofruar fakte se Lewandowski ishte i përfshirë në biseda edhe kishte dijoni në udhëtimet e tija në Moskë, duke bërë që Lewandowski të ndryshoi mohimin e lidhjeve me Page.

Donald Trump dyshohet se ka lidhje të ngushta Ruse meqense shumica e kshillëtarëve zgjedhor edhe paszgjedhjeve kanë pranuar të kenë komunikuar me zyrtar Rus gjatë procesit zgjedhor. CIA ka raportuar se ka pas indikacione me ndikime ruse në zgjedhjen e Presidentit Trump.

Komentet