Zbulohet pozicioni i BE-së nga kërkesa për të futur Trepçen në dialog me Serbinë

Publikuar më

Kërkesa e fundit e BE-së për të futur pasurinë natyrore të Kosovës me Serbinë për shumë ka zbuluar pozicionin e BE-së lidhur me qëndrimin e saj karshi negociatave përfundimtare.

Kosova ditë më parë ka miratuar ligjin për gjigantin e pasur Trepçen i cili gjendet kryesisht në pjesen veriore të Kosovës.

Ky vendim ka irrituar Serbinë ku qeveria e Beogradit ditë më parë e vendosi si kusht shtesë për vazhdim të dialogut.

Kësaj kërkese të serbisë si duket i është bashkangjitur edhe Bashkimi Evropian që sot ka sinjalizuar se Trepça do futet në diskutimet e dialogut mes Kosovës edhe Serbisë.

Presidenti i Kosovës ka qenë poashtu pro kërkesës së BE-së për heqjen e takses ndaj produkteve Serbe që është vendosur nga kryeministri Haradinaj, por tani me miratimin e ligjit për Trepçen ka krijuar kushte edhe situata të reja,

Presidenti Thaçi sot në SHBA ka vazhduar përkrahjen e idesë për "të korrigjuar kufirin edhe në veri të Kosovës, edhe në jug të Serbisë".

“Nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes, atëherë kjo do të duhet të jetë e pranueshme” u shpreh Thaçi.

Pjesa veriore është ajo që Serbia e dëshiron, dhe në këtë pjesa gjendet pasuria dërrmuese e gjigantit Trepça, si dhe pasuria ujore e Ujmanit nga ku furnizohet popullata e rajonit të Mitrovicës edhe Prishtinës me ujë të pijës, dhe po nga ky liqen furnizohet edhe Termocentrali i Kosovës.

Komentet