Presidenti Thaçi vazhdon lobimin për ndryshimin e kufirit

Publikuar më

Në një tavolinë diskutimesh e organizuar në SHBA, Presidenti i vendit është duke vazhduar përkrahjen e ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Ai këtë ndryshim e arsyeton se nëse duhet ndryshuar një pjesë e Kosovës për ta zgjedhur problemin atëherë duhet pranuar edhe një çmim me ndryshim të "lehtë" të demarkimit me Serbinë.

Lavdaten e Presidentit Thaçi për këtë tavolinë diskutimi më së miri e ka komentuar ish kshilltari i tijë Amerikan, Daniel Serwer.





Kosova ka paguar një çmim të shtrenjtë për ndarje nga Serbia duke humbur dhjetra mija njerëz nga forcat Serbe, dhe Kosova për këtë mori përkrahjen e të gjitha shteteve demokratike me njohje të Pavarësisë, por njohjet tjera kanë stagnuar me pikëpytjen e kufirit të inicuar nga Presidenti Vuqiq dhe Presidenti Thaçi.

Një ndryshim i tillë ka hapur precedent me demarkimin kufitar i bërë në kufirin me Mal të Zi, përkundër kundërshtimeve të fuqishme, deputetetë nën presionin e jashtëm të BE-së e aprovuan edhe pse Kosova dhe Mali i Zi nuk kishin ndonjë agresion direkt në luftën e fundit. BE poashtu i kishte lajthitur disa deputet se ky ndryshim ishte kusht për liberalizim vizash, gjë që doli i rrejshëm.

Sigurisht se rasti me Malin e Zi kishte edhe për qëllim përforcimin e kërkesave të Beogradit për interesa territoriale në Kosovë, dhe këtë me përkrahjen e Presidentit të Kosovës, Serbia realizon pjesërsht idenë e Sllobodan Millosheviqit për Serbinë e madhe duke e vazhduar dominoefektin për ndryshim kufijsh edhe në Bosnje e Hercegovinë me aneksimin e Republikës Serbe.

Interesi i Presidentit Thaçi duket se është ngutia në ambicjen e tijë që të shenohet në histori si personi që arriti të pushon konfliktin shekullor në Ballkan. Libri personal biografik (New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography) e përforcon këtë ambicje personale për t'u çmuar si "burrshtetas" i Ballkanit.

Gjykata speciale është edhe një mjet tjetër i fuqishem që i dobëson pozicionet edhe ndoshta shantazhon integritetin e Presidentit edhe deputetëve që kanë qenë Komandant në luften e fundit. Serbia nuk ka komandanta të luftës në Politiken e saj dhe kështu ndikimi i saj nuk ekziston.

Disa vende të BE-së fuqishëm e kundërshtojnë prekjen e kufijve si Gjermania edhe Britania.

SHBA nuk ka arsye të kundërshtoi idenë e ndryshimit të kufijve kur vet Presidenti Kosovar e promovon fuqishëm edhe pse shumica Kosovare e kundërshton cenimin territorial të Kosovës. Për SHBA mjafton që palët të pajtohen edhe ndryshimi të pranohet.

Për nga ana kushtetuese, një lobim e tillë në ndryshim kufijsh bie edhe ndesh me kushtetutën e Kosovës, pasi që në të kërkohet mbrojtja e territorit edhe një lobim publik nga Presidenti nuk po e mbron këtë, por edhe deputetët Kosovar kanë mbetur të habitur meqense nuk kanë arritur qartazi ta kundërshtojnë në Kuvend edhe në Gjykaten Kushtetuese.

Në rrethana normale, Deputeti nuk duhet të ndikohet nga jashtë por duhet përfaqësuar interesat e qytetarëve që ia kanë dhënë besimin me voten e tyre, dhe duhet shërbyer Kosovës sikurse që ka marr betimin në mbrojtjen e kushtetueses edhe integritetit territorial të Kosovës.

Por sikurse ambicjet personale të Presidentit, si duket edhe deputetët kanë ambicjet e tyre që mund të dalin në kundërshtim me detyrat e tyre të deputetit.

Edhe po të mbaheshin zgjedhjet ku qytetarët do mund të përfshiheshin direkt në përzgjedhjen e formacionit politik që mbron apo që kundërshton idenë e ndryshimit territorial, deputetët Kosovar janë të njohur për luhatje të pozicioneve sikurse që bëri Ramush Haradinaj për demarkacionin.

Gjykata Speciale për BE do jet edhe një mjet shtesë presoni mbi deputetët ishkomandant. Vetëvendosje edhe LDK janë të vetmet parti që kanë më së paku deputet komandant lufte, por edhe në këto parti kishte përqarje sikurse formimi i partisë Ahmeti edhe Teuta Rugova nga LDK që po jep votën e saj përkrah formacionit politik në Qeverinë Haradinaj-Veseli.

Komentet