Regjistri i shkelësve apo kriminelëve, dhe publikimi i emrave të tyre

Publikuar më

Me rastin e fundit, dhe rastit në Gjakovë por edhe shumë rasteve të tjera shtohet rëndësia e publikimit të emrit, mbiemrit, dhe vendbanimit të shkelësve të të drejtave të fëmijëve dhe kriminelëve duke përfshirë një regjistër publik.

Kjo praktikohet në Kanada, SHBA, dhe vende të tjera për të ofruar siguri qytetarëve kur kriminelët denohen, vuajn denimin, pastaj lirohen por kushtëzohen edhe me regjistrim të emrit të tyre, mbiemrit edhe vendbanimi në mënyrë që qytetarët të ruhen nga këta përsona që kanë tendencë të ripërsëritjes së vepres.

Aktualisht, mediat janë të kufizuara në publikimin e emrit edhe mbiemrit të përsonave të shpallur fajtorë edhe me vendim gjykate, duke u pamundësuar qytetarëve të njoftohen për veprat e rënda dhe të vetëmbrohen.

Kosova zakonisht varet kryesisht në mbrojtjen e Policisë edhe Prokurorisë si dhe organeve të tjera, por shihet që këto organe shpesh të korruptuara nuk mbrojnë qytetarin edhe një qytetar i painformuar mund shumë më lehtë të bie pre e kriminelëve përsëritës.

Si duket, ligji aktual është më shumë i përqëndruar në mbrojtjen e dinjitetit, dhe identitetin e kriminelit sesa mbrojtjen e qytetarit edhe të drejtën e tyre për t'u informuar.

Studimet tregojnë se kriminelët në shumë raste kanë rrezikshmëri më të madhe për ta përsëritur vepren, sideomos pedofilët apo keqpërdoruesit seksual të fëmijëve.

Kosova nuk është edhe nuk mund të jetë ndryshe nga bota edhe rajoni. Problemi ekziston edhe në vendet demokratike, por duhet marr shembull në vendosjen e mekanizmave shtesë për mbrojtjen e të pambrojturve sikurse fëmijët edhe personat e paaftë.

Poashtu, mbulimi i krimeve të tilla, mosraportimi i rasteve sikurse rastit të 16 vjeçarës në Drenas, ku mjeku Fehmi Ahmeti i licensuar nga OMK për mbrojetjen e shëndetit të njeriut, ka dështuar në evidentimin edhe lajmërimin e përdhunimit të kësaj vajze, aq më keq duke kryer procedura mjekësore në praninë edhe të përdhunuesit.

Oda e Mjekëve të Kosovës në një komunikatë për media ka thënë se po e heton rastin, dhe nuk bënë të ditur nëse ka marr masa tjera. Quditërisht, OMK komunikatën e ka bashkuar lidhur me rastin edhe të Kirurgut në Prizren, raste tërësisht të ndryshme, dhe ky i fundit shumë më i ndjeshëm pasi që bëhët fjalë në përfshire krimi edhe jo vetëm shkelje të etikes sikurse në Prizren.

Çka është Regjistri Kombëtar i Shkelësve Seksual apo Shkelësve të Fëmijëve?

Ky regjistër i krijuar me ligj, me qasje publike sikurse në ueb, përmbanë një databazë me emra të personave (në disa raste edhe vendbanime) që janë shpallur fajtorë në dhunë apo përdhunime seksuale si ndaj fëmijëve, dhe mund të përfshij edhe mosha madhore në raste të dhunës seksuale pa dallim gjinie apo moshe. Personi vendoset në listë kur shpallët fajtor nga gjykata apo me vendim gjykate edhe papërfunduar procedura gjyqësore kur gjykatësi evidenton shkeljen sideomos kur personi mbrohet në liri.

Praktika e regjistrimit të shkelësve seksual apo veprave të rënda kriminale në një listë publike praktikohet në:

Australi - E njohur si Australian National Child Offender Register (ANCOR), Kanada - National Sex Offender Registry (NSOR), dhe SHBA që ka një sistem lokal, dhe sistem kombëtar apo qendrorë.

Lista e këtyre shteteve, varësisht nga natyra e shkeljes, mund të përmban emrat, dhe detajet personale, dhe nuk përfshinë vetëm aktet e dhunës seksuale ndaj fëmijëve por edhe natyra të ndryshme apo nivili i dhunës së ushtruar e sideomos rreziku i përsëritjes së vepres.

Fatkeqësisht, Kosova ka vetëm një listë publike dhe ajo është një databazë e mirëmbajtur nga Ministria e Brendëshme (Policia e Kosoves) për shkelësit e komunikacionit rrugor që nuk i kanë paguar gjobat.

Komentet