Deputetja Izmaku brengoset për imazhin e Kosovës lidhur me Dhunimin e Vajzës në Drenas

Publikuar më

Në rastin e dhunës seksuale ndaj të miturës nga Drenasi që kishte ushtruar mësuesi Shkelzen Xhekaj, polici Vesel Veseli, dhe abortimi i jashtëlidhshëm nga gjinekologu Fehmi Ahmeti është mbajtur seancë në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja nga radhët e PDK, u shpreh kundër kësaj seance, dhe shprehi brengosjen e saj lidhur me imazhin e Kosovës para organizatave ndërkombëtare.

Ajo në deklaratën e saj në Kuvend tenton ta minimizoj rastin e Drenasit, duke paralelizu rastet seksuale në Francë si "100 herë ma të mëdhaja", dhe në këtë rast duke e thumbuar Francën.

“E njoh mentalitetin që dim pastaj me i keqpërdorë këto fatkeqësi edhe i laja nam atyre familjeve tu u mundu me ju ndihmu. Pra “kush se mur vesh, krejt bota e mur vesh”, kaniherë një fjalë e urtë popullore thotë “sill e bir veti”, sa informacionet edhe ma të randa ndodhin në shtetet tjera e shkojnë edhe i mbulojnë, na kur e shoh tash në portale edhe gazetat franceze që kanë skandale 100 herë ma të mëdhaja, sot e përdorin rastin e Kosovës”.

Deklarata e deputetës po konsiderohet skandaloze sepse po sugjeron që rasti të mos bëhët i madh.

Fjalën e urtë popullore "sill e bir veti" interpretohet tek familjet Shqiptare që problemet të mbesin në familje apo si një shprehje popullore amerikane "fute nën tepih".

Komentet