Kadri Veseli edhe Kryetari i Supremes Enver Peci takohen me një bandit Bombe

Publikuar më

Kryetari i Gjykatës Supreme ka deklaruar se nuk do ishte takuar me Gent Qamilin po ta dinte të kaluaren kriminale lidhur me kërcënimin me bombë që i kishte bërë Qamili në vitin 2014 një diskoteke në Gjilan.

Takim me Qamilin e akuzuar nga Prokuroria e Shtetit, kishte realizuar edhe kryetari i kuvendit Kadri Veseli.

Gent Qamili e ka kundërshtuar akuzen se ka rrezikuar qytetaret e klubit, por vetëm ka qenë për të krijuar panik për të larguar mysafiret e klubit tek diskoteka Meteor Club nga pronari Princvalentino Corleone.

Prokuroria e Shtetit e kishte ngritur aktakuzë kundër Gent Qamilit edhe Princvalentino Corleone për shkaktim të rrezikut të përgjithëshëm me bombë edhe posedim të paautorizuar të armëve. Sipas prokurorisë, Gent Qamili për 300 Euro pagesë kishte kryer vepren penale me kërkesë të Princvalentino Corleone.

Sipas aktakuzës Gent Qamili ka thënë se është e vërtetë se më 28 korrik 2013 e kishte thirr në telefon Corleone ku edhe ka shkuar në shtëpinë e tij në lagjen “Dardania”, shkruan Insajderi.

Komentet