Trump nxitë turmën kundër mediave, sulmohet kamermani

Publikuar më

Në një tubim që ishte duke e mbajtur fjalimin Presidenti Trump lidhur me ndërtimin e Murit Amerikan me Meksikën, një kamerman i BBC ishte sulmuar, dhe pa lëndime përkrahësi i Trump u ndalua nga një përson aty pranë.

Duhet theksuar se Trump ka sulmuar mediat lidhur me moton e tijë kundër mediave me fjalinë "lajmet e rrejshme" edhe duke krijuar një nxitje të urrejtjes ndaj mediave. Disa gazetarë janë sharë, fyer, dhe pshtyrë gjatë këtijë tubimi në El Paso.

BBC e ka bërë thirrje Presidentit që të dalë me një deklaratë për kundërshtim ndaj dhunës kundër mediave nga adhuruesit e Presidentit Trump.

Presidenca dali me pak rreshta duke deklaruar keqardhëje për sulmin, por nuk kishte kundërshtime të fuqishme ndaj sulmit në fjalë.

Donald Trump nuk i adhuron mediat aspak edhe në shumë postime në Twitter i ka akuzuar gazetarët se nuk po shprehen të paanshëm edhe se po sulmohet padrejtësishtë nga të gjitha mediat.

Gazetarët kanë shprehur shqetsmin e tyre lidhur me retorikat e Trump kundër mediave, dhe kanë bërë një krahasim me sulmet e shtuara ndaj medjave në SHBA edhe në botë që nga marrja e detyrës së Presidentit Trump.

Komentet