Ligji për paga, Qeveritarët do marrin paga pesë vite pas mandatit

Publikuar më

Presidenti i vendit nuk e ka refuzuar nënshkrimin e ligjit të pagave, dhe si rezultat ky ligj tani hyn në fuqi automatikisht.

Në këtë ligj të hartuar nga Qeveria Haradinaj përfituesit më të mdhenjë dalin zyrtarët e lartë të shtetit duke filluar nga vetë kryeministri, deri tek disa zyrtarë shtetërorë.

Ligji parasheh që Kryeministri, Kryeparlamentari, Kryetari i Gjykatë Kushtetuese, Kryeprokurori, dhe Kryetari i Gjykatës Supreme do marrin 70% të pagës aktuale deri në 5 vite pas përfundimit të detyrës. Tutje, ata do përfitojnë edhe një asistent, dhe veturë zyrtare me shofer personal.

Qeveria Haradinaj sigurisht se do mbahet mend si një mega Qeveri e luksit me "kravata".

Poashtu, zavendëskryeministrat që janë një numër i madh i tyre do marrin 70% të pagës aktuale për 6 muaj rresht pas përfundimit të mandatit.

Komentet