Vritet nje 27- vjeqare në Prishtinë, dyshohet qe viktima ka pasur probleme me familjarët e gruas

Publikuar më

Gjatë ditës së sotme përkatësisht rreth ores 11:30, në rrugën " Haxhi Zeka" në Prishtinë është plagosur me armë zjarri nje 27- vjeqarë nga nje person, derisa po qarkullonte me veturen e tij. Viktima me inicialet A.J nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, me ç' rast ka ndërruar jetë ne vendin e ngjarjes.

Për vrasjen që ndodhi në mes të ditë ne kryeqytet nuk është denuar ende asnjë njeri. Ndërsa, policia po punon në sqarimin e të gjitha rrethanave se si ndodhi vrasja.

Burime brenda organeve të hetuesisë bëjnë me dije se motivi qe dyshohet që e çoi drejt vdekjes 27 -vjeqarin është një mosmarrëveshje me familjarët e gruas së tij. shkruan Express.

Komentet