Sot shënohet Dita e Mësuesit

Publikuar më

Sot, me 7 mars 2019 mbushen 132 vjet nga dita e themelimit të shkolles se parë shqipe e quajtur '' Mësonjëtorja'' që u hapë në Shqipëri qytetine e Korçës, ku mësues dhe drejtori parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për shqiptaret, pasi deri para datës 7 mars të vitit 1887 mësimet mbaheshin në shtepi private dhe në menyre të fshehtë për shkak te pushtimit osman.

"Mësonjëtorja", e parë shqipe veproi për 15 vite, sepse në vitin 1902 u mbyll mizorisht nga pushtuesit, por me vone përseri është hapur.

Pos, Pandel Sotirit drejtues të shkollës shqipe të Korçës kanë qenë edhe disa personalitete të shquara të kulturës e te arsimit të asaj kohe si: Petro Nini Luarasi,Nuci Naci, Thoma Avrami e tjerë.

Kontribut të çmueshëm të shkollë së parë shqipe që u hapë në Korçë me 7 mars 1887, dhanë edhe Sami dhe Naim Frasheri.

Komentet