Italia zemërohet me vendimin e gjykatës se vajza është e shëmtuar për t'u përdhunuar

Publikuar më

Italianët ndihen të turpëruar nga vendimi i gjykatës së apelit për t'a rikthyer vendimin e një përdhunuesi duke u bazuar në pamjen fizike të viktimes si e "shëmtuar" për të qenë e përdhunuar.

Ministri i Drejtësisë në Itali ka urdhëruar një hetim lidhur me vendimin e gjykatës së apelit.

Para gjykatës ishin dalë protestues Italian duke bërë thirrje se ndihen të "indinjuar" edhe duke thënë "turp" lidhur me vendimin e gjykatës të bazuar në pamjen e vajzës.

Vajza ishte përdhunuar edhe ishte keqtrajtuar fizikisht në pjesët gjenitale duke kërkuar nevojen edhe për qepje të plagëve që kishte marr nga sulmuesi i akuzuar.

Vajza tani është kthyer nga Italia për në vendin e saj të origjinës në Peru.

Raste të gjykimeve edhe trajtime jo të drejtë nga institucionet e drejtësisë kur ka të bëjë me raste përdhunimit po shënohen në shumë vende, thonë organizatat për të drejtat e gruas edhe barazi gjinore.

Edhe Kosova ishte përfshi nga skandalet disa herë me vendime indinjuese ndaj viktimave seksuale, sikurse rasti i fundit në Drenas ku ishte përfshi mësuesi i vajzës, dhe Policia e Drenasit ndërsa avokati që e kishte plasu informacionin tek mediat është arrestuar nga Prokuroria e Shtetit.

Komentet