Megaqeveria Haradinaj nuk po e zë ndërtesat shtetërore, 4.5 milion euro qera

Publikuar më

Sipas një dokumenti të nxjerr nga plani qeveritar lidhur me rehabilitimin e nënpunësve të ekzekutivit me zyre, theksohet se kostoja do kaloi 4.5 milion euro apo rreth 1 milion euro me shume se sa që është planifikuar bugjeti qeveritar për qiradhënje.

2,600 punëtorë të ekzekutivit nuk ka mundësi të futen në objektet ekzistuese në pronësi të shtetit, dhe si rezultat po merren objekte me qera.

Qeveria Haradinaj po mbahet mend si një megaqeveri me një numër të jashtëzakonshëm të punësuarve duke rehabilituar shumë kërkesa nga një numër i madh partive në koalicionin qeveritar.

Mirëpo, kjo nuk po mbaron me kaq. Telekomi i Kosovës po i punëson edhe familjarët ku edhe ka arritur një numër punësimesh rreth 230 personave përkundër humbjeve që po i pëson kjo ndërmarrje publike afariste.

Komentet