Telekomi kërcënon punëtorët që plasojnë informatat e punsimeve klanore

Publikuar më

Kohëve të fundit janë bërë zbulime mediatike lidhur me punësimet klanore të njerëzve lidhur ngushtë me pushtetin duke filluar nga bordi i vetë Telekomit, pastaj deputetë, dhe së fundi edhe vetë kryeshefit ekzekutiv të shtetit, kryeministri Haradinaj që punësoj kunatën e tijë pa shpallje të konkursit.

Sigurishtë që ekzistojnë rregullore për plasimin e informacioneve të brendëshme, por burimet mediatike theksojnë se këto po bëhen pasi që edhe vetë shefat e tyre po shkelin rregullat, dhe po punësojnë njerëz kundër rregullorës së Telekomit.

Prokuroria ka potencuar se është duke hetuar punësimet e jashtëligjshme, keqpërdorimet zyrtare, dhe diskriminimet në procesin e punësimit.

Kryeshefi i Telekomit Bedri Istrefi zotohet se do të marr masa të ashpëra ndëshkuese për shkelësit e rregullorës për informacioneve të brendëshme. Ai nuk ka komentuar shkelësit e punësimeve të parregullta në Telekom.

Komentet