Sulmohet deputeti serb i kuvendit te Kosoves Sllobodan Petroviç

Publikuar më

Në një konference për media, Deputeti i Kosovës njëherësh edhe kryetare i Lisëts Liberale Serbe Sllobodan Petroviq ka konfirmuar se sot është sulmuar fizikisht nga këshilltari Milan Kostiq i ish-ministrit të Bujqesisë Nenad Rikallo,ne një restuarant në qendër te prishtinës.

Petroviq ka deklaruar se nuk i është frikësuar sulmit fizikisht po ashtu ka thene se atë mund edhe ta sulmojn edhe ta vrasin por që ai nuk iu frikësohet,i cili po sa ndodhi rasti i njoftoi vet Policinë e Kosoves.

Sipas Petrovic, Milan Kostiq është një person i njohur për te keq për gjith komunitetin serbe, pasiqe me vite me radhe ai vazhdon të deskreditoje partinë që Sllobodan Petroviq e udhëheq,duke shkruar tekste te rrejshme dhe po ashtu i njejti i ka kërcenuar edhe njerzit sidomos në zgjedhjet e fundit, të cilët kanë votuar partinë Liberale Serbe.

Ndërkohë në një reagim të Listës Serbe pretendohet se është pikërisht Milano Kositq ai qe është sulmuar nga ana e sllobodan Petroviqit.


Komentet