Rusia kërkon nga Donald Trump të heqë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur

Publikuar më

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka qenë gjithmonë në perkrahje të pavarësisë së Kosovës,por analistët rus po mendojnë të kundërten pasi dihet që rusia nuk e ka njohur Kosovën për shkak të marrëdhënieve të mira qe ka pasur gjithmonë me Serbinë.

Pasi që Presidenti Trump ka folur per paqen dhe sovranitetin ka reaguar administrata ruse duke thënë se SHBA ndoshta duhet të respektojë sovranitetin e të tjerëve duke përmendur Kosovën duke thënë se është frustuese perkrahja dhe hyrja e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 ku Rusia kishte marr mesazh at kohë se Perëndimi ishte një armik i dyfisht dhe nuk duhet të besohet, ku ky zhgënjim po vazhdon të mbetet i njëjtë edhe sot me rastin e Kosovës, pasi qe SHBA nuk po tregohet perkrahëse e Katalonisë ne Spanjë ku sipas rusëve shtetet e bashkuara po tregohen hipokrite.

Analistet rus janë shprehur "Krejt qfarë Trump duhet të bëj është të tërheqë njohjen e Kosovës një shtet i rremë i krijuar si rezultat i nje okupimi te paligjshem qe filloi pikërisht 20 vite me parë.


Rusët po kerkojnë këtë gjë për shkak se sipas tyre është e vetmja pergjigjje për rregullimin e marrëdhënieve mes këtyre dy fuqive duke cekur se ky gabim historik duhet te korrigjohet dhe që kritikët e Uashingtonit theksojnë hipokrizin e tyre dhe arsyetimet selektive sidomos ne rastin e Katalonisë për shkak që SHBA është shprehur kundër pavarësis se saj por administrata e Trump nuk ka reaguar ende krahas këtyre akuzave nga shteti rus

Komentet