Sbashk-u me kërkesë të re për kompensimin e orëve të humbura

Publikuar më

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës sot ka bërë një deklaratë ku kryetari Rrahman Jasharaj ka bërë kërkesë se egziston mundësia që të arrihet një marrëveshje mes dy palëve, që të ftohet një seancë e jashtëzakonshme në parlament ,me qëllim të përmirësimit të koeficientit për mësimdhënësit e ciklit fillor 1 deri 5 në ligjin e pagave dhe të barazohet me koeficientin e mësimdhënësve të ciklit të mesëm të ulët 6 deri 9 pasi ligji i pagave është në fuqi ndërsa zbatimi i ligjit fillon në fund të vitit,
Me këtë rast SBASHK-u merr për obligim të bisedoj me mësimdhënësit që në fund të vitit shkollor 2018/2019 të zëvendësojnë një javë në shenjë të vullnetit të mirë për mësimdhënësit e ciklit fillor 1-5.

Te gjitha këto deklarata Sbashk-u i bëri para Ministrit të Arsimit Shyqyri Bytyqi, këtë javë Ministria e Arsimit kishte kërkuar që të mos mbahet pushimi pranveror por të zëvendësoheshin orët të cilat ishin humbur gjatë grevës. Mirëpo, këtë kerkesë nuk e kanë përfillur SBASHK-u.

Dhe nëse MASHT dhe deputetët në seancë të parlamentit arrijnë të dakordohen për ndryshimin e koeficientit klasor të mësimdhënësve me atë të ciklit lëndor ,do ketë zëvendësim të orëve në fund të vitit shkollor.

Komentet