Edhe grupi negociator shfrytëzohet për vende pune

Publikuar më

Organi i fundit shtetëror që po preket me punësime të neopotizmit në vija familjare partiake ka shënuar edhe Grupi i Ekipit Negociator, të cilen e ka themeluar Qeveria Haradinaj, së fundi ka punësuar nipin e Fatmir Limajt.

Burimet bëjnë të ditur se në këtë grup janë angazhuar me punësime edhe persona të tjerë në vija partiake mes partive. Në themelimin e grupit ka refuzuar të marr pjesë LDK edhe VV.

Kryeministri Haradinaj këto punësime i arsyetoj se natyra e ekipit negociator është politike, dhe se angazhimi i punëtorëve në vija partiake është i arsyeshëm.

Megaqeveria Haradinaj ka shënuar një numër të madh punsimesh, dhe disa deputet janë deklaruar haptazi se kanë bërë përpjekje që vendet e punës të sigurohen për militant partiak. Punësimet ka arritur shifra të mëdha duke filluar me zavendësministra, pastaj punësime në zyra me super staf, punësime familjare në Telekom, agjencione shtetërore si në BQK, etj.

LDK e ka kritikuar këtë punësim të fundit duke thënë se Serbia në ekipin e saj ka angazhuar ekspert, kurse Qeveria Haradinaj angazhohet për punësime me "nipa, dajë e tezak" citohet Lumir Abdixhiku.

Komentet