Alarmante:Kosova po Zbrazet

Publikuar më

Largimi i qytetarëve të Kosovës për një jetë më të mirë ende është duke vazhduar,dhe sipas raportit të Eurostat Kosova prej vitit 2007 është vendi me zbrazjen më të madhe të popullsise në Evropë.

Deputeti Glauk Konjufca nga Vetvendosje është shprehur se rinia kosovare është lodhur duke pritur para ambasadave me orë të tëra dhe duke qenë të izoluar,ku për fat të keq ky numër dita ditës po rritet.
Ditë më parë edhe kryetari kuvendit të Kosovës Kadri Veseli deklaroi se Kosova nuk ka rini për të humbur dhe se duhet të luftohet korrupsioni dhe nepotizmi qe po bëhet në shtetin tonë.


Por qeveria e Kosovës ende nuk kanë mbajtur një seancë të jashtzakonshme për të zgjidhur këtë problem.

Pra qytetarët më së shumti po largohen për shkak të papunsisë si dhe kushtet e rënda qe po ka sektori privat ,duke filluar nga pagat e ulëta me orare të tejzgjatura.

Komentet