Kurti paralajmëron protesta së bashku me qytetarët e Kosovës

Publikuar më

Kryetari i lëvizjes vetëvendosje Albin Kurti ka kërkuar zgjedhje të reja për rrëzimin e qeverisë,dhe ka shtuar se do i rrëzojmë me protesta dhe mocione së bashku me qytetarët e Kosovës.

Ai po ashtu ka akuzuar të dy liderët kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Presidentin Hashim Thaqi se këta janë fajtorët kryesor për korrupsionin që po bëhet në vendin tonë.

Lideri i vetëvendosjes shtoj se Kryeministrin dhe Presidentin po i ndan taksa por po i bashkon korrupsioni,dhe që nga dita e nesërme,ai do nis aktivitetet me qytetarët kundër "PANhajnisë" me qëllim që të shkohet në zgjedhje të reja,dhe se për këtë arsye do nisim me protesta dhe mocion në kuvend.

Duke u pyetur për taksën ai tha se taksa duhet të qëndrojë por kjo qeveri duhet të shkojë.

Komentet