Në seancën e 12 prillit pritet që Dardan Molliqaj të tregoj fakte se Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut

Publikuar më

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e PSD-së Dardan Molliqaj në emisionin"Debat Plus" në RTV Dukagjini deklaroi se në seancën e ardhshme që do mbahet në parlament ai do të paraqes fakte para të gjithëve se deputeti i partisë vetëvendosje Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut.

Molliqaj ndër të tjera shtoj se Konjufca ka mundur ta mbyll këtë fakt duke u deklaruar hapur e jo ta fshehë ose të shkojë në gjykatë,pasi ai para dy muajsh kishte bërë një padi për shpifje ndaj Dardan Molliqaj ku këtë padi e ka dorëzuar në Gjykatën themelore të Kosovës.

Seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do mbahet me 12 prill ku është paraparë të flitet jashtë rendit të ditës dhe pritet që Molliqaj të paraqesë fakte kundër Konjufcës

Komentet