Dua Lipa flet për Kosovën në revisten më prestigjioze

Publikuar më

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore Dua Lipa,do jetë pjesë e kopertinës së revistes prestigjioze "Elle" për muajin e ardhshëm.

Dua në intervistë është pyetur se sa e lidhur është me vendlindjen e saj Kosovën,“Kosova më ka definuar shumë. Ne kemi një sens të hatashëm për komunitetin. Njerëzit i dinë punët e tua para s’e t’i dish edhe ti, por ata gjithmonë më kanë dhënë shumë dashuri. Dikush në një intervistë më pati thënë, “Ti e ke etikën e punës së një emigranti”, por ne gjithmonë duam në mënyrë të dëshpëruar që të na marrin seriozisht. Të jesh nga Kosova apo Shqipëria, ka gjithmonë një stigmë rreth kësaj. Në filma, çdo shqiptar është mafia. Ne po provojmë ta ndryshojmë atë që zakonisht njerëzit e mendojnë për vendin tonë”, ka thënë Dua Lipa.

Komentet