Kërkohet arrestimi i Ministrit Todosijeviq

Publikuar më

Nxitja e urrejtja etnike edhe pandjeshmëria e masakres në Reçak nga ministri Kosovar Todosijeviq ndaj familjeve të viktimave, po kërkohet arrestimi i tijë.

KMDLNJ thotë se pret nga Prokuroria Speciale e Kosovës të ndërmerr veprime të mbështetura në ligj për shkak të nxitjes së urrejtjes në baza etnike dhe përmbajtjes së pavërtetë.

“Duhet të bëhet e qartë se ka dallim midis përgjegjësisë politike dhe asaj penale. Rasti Teodosijeviq është shembull tipik i bërjes së dallimit midis këtyre dy përgjegjësive”, thuhet në përfundim të deklaratës nga KMDLNj.

Ivan Todosijeviq kishte deklaruar se masakra e Reçakut është trillim.

Reçaku ishte një ndër gjenocidet e kryera ndaj popullatës civile në Kosovë nga forcat e qeverisë Serbe të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq.

Kryeministri Haradinaj ka marr vendim ditën e kaluar për shkarkimin e ministrit Todosijeviq si përgjigje lidhur me deklaratat e tijë. Ai ishte emruar si ministër nga kryeministri Isa Mustafa në koalicionin qeveritar me Listen Serbe, dhe ishte riemruar nga kryeministri aktual Haradinaj.

Në mbrojtje të Ivan Todosijeviq ka dal edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili me 29 Prill pritet të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Komentet