Ramush Haradinaj "Pritja në ambasada po ndodh qe 10 vite"

Publikuar më

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për ikjen e qytetarëve nga vendi, duke shtuar se krejt kjo dukuri është shqetësuese por se pritja para ambasadave është një realitet në Kosovë tash e 10 vite.

Ai po ashtu komentoi edhe rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës ku tha :“Është mirë që diskutohet për këtë temë, nuk e di çka kanë propozu si rezolutë por çdo vendim që del për qeverinë do ta zbatojmë atë që e parasheh parlamenti. E mirëpres dhe e vlerësoj mbajtjen e seancës se nuk mujta me ju bashku por megjithatë them që çdo rekomandim që del e shqyrojmë”,

Përndryshe Haradinaj thotë se për ata që nuk gjejnë vend pune në Kosovë vendet si Gjermania janë zgjedhje e mir për ta:
“Për ata që skanë një vend të punës e gjejnë një vend të punës në Gjermani e Austri kjo është një zgjidhje për ata që janë të pa punë. Po detyra jonë është me qel vende të reja të punës në Kosovë, është shqetësuese fatkeqisht nuk është veç e sodit, është e pamundur papunësia e akumuluar me u zgjidh me një urgjencë, masa ma e mirë është instistimi në zbatim të politikave që janë marrë me lehtësu”, shton ai.

I pari i Qeverisë po shprehet se të gjithë ata që shkojnë me viza të punës në vende të Evropës do të kthehen dhe se para ambasadave ka 10 vite që pritet.

Komentet