Zyrtarët në Kosovë me nga 8 pozita pune!

Publikuar më

Kosova vlerësohet si vendi me shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë, zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore, të cilët prijnë për kah pagat e larta, nuk e kanë problem të sigurojnë dhe mbajnë 2 e më shumë vende pune, apo ka edhe raste kur një zyrtar ka tetë vende pune.

Sipas Agjencisë Kosovare kundër Korrupsionit një zyrtar i lartë ushtron tetë funksione, 2 persona kanë nga shtatë pozita të ndryshme, po ashtu 2 zyrtarë të tjerë mbajnë gjashtë vende pune, 13 zyrtarë mbajnë për të njëjtën kohë 5 funksione, 37 të tjerë gëzojnë katër puna të ndryshme, me nga tre pozita janë 366 zyrtarë, kurse me nga dy funksione në Kosovë janë 1451 zyrtarë të lartë shtetërorë.

Kurse kjo praktikë po konsiderohet e jashtëligjshme por edhe e dëmshme duke marr parasysh numrin e madh të papunsisë që po ndodh në vendin tonë,pasi që këta zyrtarë marrin paga të larta.

Komentet